Loading...

​Stipe Mesiç ka vizituar Korenë Veriore

1342323906569cd50143ac5876072555-v4-big.jpg

Zyra e ish presidentit të Kroacisë Stjepan Mesiç konfirmon për portalin kroat N1 se mesiq e ka vizituar Korenë Veriore.

Zyra e Mesiçit është deklaruar pas informatave që publikoi gazeta “Jutarnji List” se Mesiç fshehtas ka udhëtuar për në Phenian.

Në deklaratë thuhet se bëhet fjalë për një udhëtim të shkurtër dhe privat në vitin 2015 dhe përpos saj në deklaratë shprehet edhe çudia për një interesim të tillë.

“Duke publikuar një informatë bombastike për fillim vitit me të cilin është ‘zbuluar’ një sensacion që është përhapur në skenën mediave. Është plotësisht e papranueshme dhe të njëjtën kohë edhe shumë e qartë për përpjekje të vazhdueshme për ta denigruar ish presidentin për shkak të qëndrimeve të tij politike”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu thuhet se udhëtimi dhe qëndrimi i Mesiçit në Korenë Veriore nuk i ka kushtuar Kroacisë asnjë euro.

 

Komentet

Leave a Reply

Top