​Vetëvendosje përkrahë protestën e nesërme në Shkup

protest-696x380.jpg

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, thonë se kjo protestë është shprehje e përbashkët e organizimeve të ndryshme qytetare shqiptare në Maqedoni, dhe adreson problematikat shqetësuese që ka krijuar pabarazia etnike të cilën tash e shumë vjet e përjetojnë shqiptarët në Maqedoni.

“Lëvizja Vetëvendosje përkrah secilin organizim të përbashkët të shqiptarëve në Maqedoni që i kundërvihet politikave diskriminuese që kanë prodhuar qeverisjet e deritanishme të Gruevskit dhe aleatëve të vet”, është shkruar në njoftim.

Sipas tyre, Maqedoni nuk mund të ketë stabilitet, në kurriz të shqiptarëve, andaj sipas tyre, e vetmja mënyrë që Maqedonia të mbijetojë, është pranimi i shqiptarëve si popull tërësisht i barabartë, në të drejta qytetare dhe kombëtare.

“Shqiptarëve duhet t’u lejohet të kenë institucionet e tyre, në secilin sektor e segment, në secilën fushë të shtetformimit, të politikëbërjes, të krijimit kulturor dhe të prodhimit ekonomik. Shpresojmë që bashkimi i shqiptarëve në protestën e datës 9 maj, të çelë një perspektivë të re, emancipuese për shqiptarët e Maqedonisë. Një perspektivë që duhet t’i japë fund pabarazisë”, thuhet në njoftimin e postuar në rrjetin social “Facebook”.

 

Komentet

Leave a Reply

Top