1.1 tonë drogë me jaht luksoz drejt Turqisë, ky është baroni shqiptar

1522679247_metkanani.png

Baroni shqiptar i drogës, Met Kanani, është përballur sot me drejtësinë turke për trafikimin e 1.1 tonë kanabisi nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. Met Kanani u kap më 20 mars të këtij viti nga policia turke, së bashku me 10 persona të tjerë, mes të cilëve shqiptarë e turq.

Policia ka përfunduar hetimet për bandën kriminale, duke caktuar ‘arrest me burg’ për trafikantët, mes të cilëve është edhe Kanani, i cilësuar si baroni i drogës. Banda kriminale u kap me 1.1 tonë kanabis, vlera e së cilës në treg arrinte në 25 milionë euro.

Mediat turke raportojnë se Kanani ishte ‘koka’ e trafikut të lëndës narkotike, e cila transportohej me jahte luksoze.

Kush është Met Kanani?
Mediat turke theksojnë faktin se Met Kanani, që njihet edhe me emrin Met shqiptari dhe cilësohet si “baron i madh i drogës” pasi kontrollon edhe rrugët e trafikut të heroinës nga Afganistani, Irani dhe Turqia drejt Europës.

Sipas mediave në Turqi Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det. Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge, ku njerëzit e tij janë përplasur me Policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të prangosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.

Pavarisht se u kapën njerëzit e baronit të drogës, Met Kanani nuk u arrit të arrestohej dot nga Policia Greke në atë kohë. Grupi që krynte këtë linjë narkotrafiku kishte lidhje të forta edhe me trafikantë italianë e grekë. Nga dosja e policisë greke për këtë çështje që “Shqiptarja.com” zbardhi në nëntor dilte përfshirja e një biznesmeni të fuqishëm grek si dhe e dy trafikantëve me shumë eksperiencë italianë.

Komentet
Loading...
Top