Loading...

10 arsyet përse 2016-ta ishte një vit i suksesshëm për shkencën

auto_histori-bota-islam-krishter1457941995.jpg

Më poshtë po ju listojmë 10 arsye pse 2016 ishte një vit shumë i mirë për shkencën.

1. Hëna e re (Asteroid 2016 HO3)

Hëna në thelb është një satelit natyror, që sillet rreth tokës në një orbitë të caktuar. Ajo është përgjegjës për fenomene si baticat e oqeanit, zgjatjen e lehtë e ditës dhe eklipsit diellor. Në fakt tërheqja e saj është aq e fortë se ajo mund të zhvendosë tokën me 0.25 centimetra! Tani sipas shkencëtarëve të NASA-s ne kemi një hënë të dytë, të quajtur 2016HO3. Në thelb ajo është një asteroid, por ajo po shkon rreth tokës në një orbitë të caktuar si shumë satelitë që njeriu i ka nisur në hapësirë.

2. Gurë të dioksidit të karbonit në tokë

Dioksidi i karbonit që është hedhur në tokë mund të shndërrohet në shkëmb të fortë. Ky zbulim do të ndihmojë shkencëtarët në zbulimin e një mënyrë për të mbajtur një ekuilibër të emetimeve të dioksidit të karbonit në Tokë.

3. Qelizat që ndihmojnë njerëzit të ecin përsëri

Hulumtuesit në ‘Universitetin Stanford’ injektuan qeliza burimore të modifikuara në trupin e pacientëve, të cilët kishin pasur goditje kronike. Procedura ishte përcaktuar kryesisht si e suksesshme, me të vetmin efekt anësor që pacienti kishte dhimbje koke të lehtë. Ky proces mahnitës shërimi mori rreth gjashtë muaj për të prodhuar qeliza të mjaftueshme për të lejuar lëvizshmërinë. Goditjet ndodhin kur furnizimi me oksigjen i çdo pjese të trurit është i kufizuar.

4. Implanti kibernetik

Truri është shumë misterioz. Ai është aq i vogël në krahasim me pjesën tjetër të trupit dhe njëkohësisht po aq i rëndësishëm. Në Universitetin Shtetëror të Ohio-s, mjekët kryen një implant kibernetik, i cili përfshinte vendosjen e një monedhe të vogël në brendësi të trurit të një pacienti që vuante nga paraliza e të katër gjymtyrëve. Në trajtimin të veçantë kirurgjik, bartës i çip-it ishte në gjendje për të lëvizur katër gishtat e tij pas 6 vjetësh. Edhe pse këto zbulime janë shumë të rëndësishme në shkencë dhe mjekësi, ka ende mjaft kohë deri sa ato të jenë në dispozicion për njerëzit.

5. Planeti i Nëntë

Të gjithë kur kemi qenë në shkollë kemi menduar se Planeti X do të thotë planeti i 10-të në sistemit tonë diellor (sepse X ishte 10 në numrat romakë), por në fakt nuk ishte kështu. Planeti i X ishte në fakt emri hipotetik i dhënë një planeti pas Neptunit “para” zbulimit të Plutonit në shekullin e 20. Shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë kanë zbuluar grupe masive të materies përtej Neptunit dhe që ata thonë “duhet” të jetë planeti i Nëntë, edhe pse ende vetëm në hipoteza.

6. Një tjetër zbulim për të miratuar se njeriu e ka prejardhjen nga peshku

Gjithmonë kemi menduar se prejardhja e njeriut është nga majmuni. Sipas shkencëtarëve, Cacefish (një peshk i vogël ngjyrë që jeton vetëm në shpellat gëlqerore në Amerikën e Veriut) evoluoi për të formuar jetën vertebral në tokë. Ky është një lloj peshku që në fakt mund të ecë nëpër mure!

7. Ruajtja e përjetshme e të dhënave

Çfarë ndodh nëse keni një pajisje, që mund të ruajë të dhënat për 13,8 miliardë vjet? Kjo është koha e ekzistencës së Tokës. Pajisja mund të ruajë 360 terabajt (Terabytes) të dhëna. Shkencëtarët kanë përdorur xham të nanostrukturuar për të ndërtuar këtë pajisje.

8. Super hëna

Çdo vit shkencëtarët mirëpresim super hënën (kur ajo është më afër tokës), por këtë vit hëna mori një vëmendje të veçantë, sepse ka qenë më afër pas 68 vitesh, shkruan TiranaObserver. Kjo ndodhi më 12 nëntor 2016.

9. Ulja vertikale e raketës

Deri tani kemi parë raketa të ulen vertikalisht vetëm nëpër filma. Në fakt, raketat nuk mund të ulen vertikalisht për shkak të disa arsyeve si: inercia, graviteti, shpejtësia, fërkimi etj. Mjafton të thuhet se disa raketa u shkatërruan në atmosferë osë u rrëzuan diku në tokë për t’u rizbuluar disa kohë më pas. Kompania private SpaceX ka zbuluar një mënyrë për ti bërë raketat të ulen në Tokë vertikalisht. Kjo jo vetëm do të bëjë të mundur që NASA të ripërdorë raketat, por gjithashtu të zvogëlojë koston për “ekspedita në hapësirë.”

10. Tableta aborti me postë

Ndërkohë që në disa vende zhvillohen protesta kundër abortit, të tjerë janë duke dërguar pilula aborti ‘me postë’ për realizimin e hulumtimeve.

Objektivi është për të përcaktuar nëse “tele abortet” janë të sigurta pasi që nënat nuk duhet të shkojnë në klinikë për të. Për momentin studimi është duke u zhvilluar në katër shtete: Hawaii, Nju Jork York, Oregon dhe Uashington dhe kanë marrë pjesë 12 gra. (Telemjekësia-vendosja e diagnozës dhe trajtimit të pacientit nga larg me anë të teknologjisë së telekomunikacionit)

Komentet
Top