10 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni të dashurës suaj për festa

auto_dhruata1480863125.jpg

Jemi në kohën më të bukur të vitit, festa, drita, stoli, pak dëborë nëse jemi me fat dhe shumë dhurata. Duket se asgjë nuk mund ta prishë këtë atmosferë deri në momentin që merr dhuratë diçka që nuk e pret.

Është e vërtetë që dhuratën e pranon dhe mbreti, por kjo nuk do të thotë që të gjitha dhuratat janë të qëlluara. Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë meshkujve më poshtë kemi përpiluar listën me 10 dhuratat që asnjë femër nuk do të donte të merrte.

1. Parfum. Nuk po e përjashtojmë nga lista e dhuratave prej besimit, që kur dhuron një parfum ndahesh, por për faktin që mund të bëni zgjedhjen e gabuar ! Nëse nuk e dini aromën e saj të preferuar më mirë mos eksperimentoni

2. Veshje.. Nuk ka asgjë romantike në këtë dhuratë !

3. Kafshë. Nëse ajo nuk ka shprehur dëshirën, mos guxoni më tepër nga se duhet.

4. Kupona dhuratë ! Idea më e keqe që mund të keni !

5. Produkte kozmetike. Femrat janë të paparashikueshme kur bëhet fjalë për makeup. Asnjëherë nuk do gjeni nuancat idelae pa praninë e saj.

6. Para ! Mos e beni kurrë diçka të tillë

7. Mjete kuzhine ! Çfare mesazhi po përpiqeni të jepni?

8. Arusha. Mund t’ju duket diçka e bukur, por shumë vajza nuk i pëlqejnë. Po dilni me një vajzë të rritur jo me një adoleshente.

9. Biskota

10. Bizhuteri … Nuk e dimë pse këto të fundit ndodhen në këtë listë.

Komentet
Loading...
Top