10 fakte që çdo shqiptar duhet të dijë për Ismail Qemalin

0-213.jpg

Ismail Qemal Bej Vlora ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë.

Këtu keni 10 fakte nga jeta e Ismail Qemalit:

1. Emri i tij në fakt është Ismail Bej Vlora por u ndryshua gjatë kohës së regjimit Komunist në Shqipëri.

2. Ismail Qemali gjatë jetës së vet jetoi në këto vende të botës: Shqipëri, Greqi, Turqi, Itali, Bullgari, Francë, Zvicër, Gjermani e më shumë kohë kaloi në Angli.

3. Ismail Qemali është Kryeministri dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar. Ai qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914, për 12 muaj e 56 ditë.

4. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nuk u njoh që me 28 nëntor të vitit 1912 nga Evropa, pavarësia u njoh vetëm në vitin 1913.

5. Ismail Qemali e shaplli pavarësinë për të gjitha trevat shqiptare. Në këtë akt hyn Kosova, një pjesë e Maqedonisë, Çamëria dhe pjesa që u shkëput më vonë nga Mali i Zi.

6. Fjalimi i Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë u lexua i gjithi në gjuhën shqipe. Në të përmendet shpallja e pavarësisë, lufta e Skënderbeut, vuajtjet e shqiptarëve dhe së fundi një lutje drejtuar Zotit që të mbrojë shqiptarët dhe Shqipërinë e lirë.

7. Ismail Qemali u martua dy herë, në të dyja rastet bashkëshortet ishin me kombësi greke.

8. Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp.

9. Dyshimi më i madh mendohet të jetë se ai është helmuar në ushqim nga qarqe greke dhe italiane antishqiptare.

10. Ismail Qemali është varrosur dy herë. Herën e parë në shkurt të vitit 1919 në Kaninë, në vendin e lindjes së tij dhe herën e dytë më 28 nëntor në Vlorë në vitin 1932.

Komentet
Top