10 futbollistët më premtues nën moshën 20 vjeçare

DWaBMmiW0AAtVzq.jpg

Observatori i futbollit ‘CIES’ kanë publikuar raportin mbi futbollistët më premtues nën moshën 20 vjeçare, dhe Donnaruma është vendosur në krye të listës duke lënë pas portierin e Toulouse, Alban Lafont dhe sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.Hulumtimi i ‘CIES’ analizon paraqitjen e lojtarëve dhe cilësinë e ligës përkatëse, duke u bazuar në dy vitet e fundit.

Donnarumma i prinë kësaj liste, duke lënë pas Lafontin, me Mbappen që renditet vetëm në vendin e tretë.Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka predispozitat për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë të futbollit në të ardhmen.Vendi i katërt i ka takuar 19 vjeçarit amerikan të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic. Mesfushori i Evertonit, Tom Davies është lojtari anglez që është renditur në pozitën më të lartë, vendin e shtatë, ndërsa Ryan Sessegnon i Fulhamit duhet të mjaftohet me vendin e dhjetë.Kujtojmë se Donnarumma debutimin më Milanin e ka realizuar në moshën 16 vjeçare, në tetor të vitit 2015.Jo shumë larg, kur tani është vetëm 19 vjeç, ai ka tërhequr interesimin e Real Madridit, ndërsa në futboll cilësohet si trashëgimtari më natyror i fanellës numër 1 të Italisë, që mbahet nga Gianluigi Buffon.

Komentet
Loading...
Top