Loading...

10 kompanitë më të vlerësuara në botë janë amerikane

140122_us_eu_flags_ap_328.jpg

SHBA-të kryesojnë sërish teksa shumica e madhe e kompanive më të vlefshme në botë janë am rikane dhe madje në mesin e dhjetë me të vlerësuarave nuk hyn asnjë kompani që nuk është nga SHBA-të.

Applë listohet e para matur sipas vlerës në burse dhe menjëherë pas saj renditen kompanitë e tjera amerikane si: «Alphabet», «Microsoft»; “Berkshire Hathaëay”, “Exxon Mobil”, “Amazon.com”, “Facebook”, “General Electric”, “Johnson&Johnson” dhe “Ëells Fargo”.

Në fakt kompanitë evropiane mbeten shumë mbrapa në krahasim me ato amerikane, sikundër konstaton EY apo Ernst&Young.

Jo më lart se në vendin e 13-të renditet një kompani zvicerane, koncerni farmaceutik Roche, dhe në vazhdim, në vendet 14 dhe 16 vijnë edhe dy kompani zvicerane, përkatësisht Nestle në vendin e 14-të dhe Novartis në të 16-tin.

Është interesante se Zvicra e vogël është e katërta në botë për nga vlera e kompanive të veta. Ajo vjen në radhë pas SHBA-së, Kinës dhe Britanisë së Madhe.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media