Loading...

10 lajmet më të çuditshme të vitit 2015

bambola-620x372.jpg

Nga pavdekshmëria e Putin, i sëmuri që u martua me një kukull, shoferi që u bë dirigjent orkestre, videoja më e shikuar, të moshuarirabitës e deri tek shfajësimi më i çuditshëm në histori për përdhunim i një miliarderi, këto janë lajmet më të çuditshme të vitit 2015.

 

1 – Vladimir Putin është i pavdekshëm

Putin

Tre imazhe të presidentit rus, që sipas teoricienëve konspirativë, tregojnë përjetësinë e Putin. Lajmin e botuan pothuajse të gjitha mediat e njohura botërore.

Ka dhe teori që e lidhin Vladimir Putin me vampirin Vlad, i cili njihet më së miri si Konti Drakula

 

2 – “Fshatarët”, Parajsa e pensionistëve

Quhet “Fshatarët”, ndodhet në Florida, dhe konsiderohet si qyteti i pensionistëve. Në realitet nuk është një qytezë e vërtetë, por një hapësirë shtëpish të mëdha me fusha golfi, klube dhe aktivitete rekreative.

Përmban mbi 100 mijë njerëz nga 55 vjeç e lart.

3 – Yuka Kinoshita, ngrënësja e shpejtë

Quhet Yuka Kinoshita, është japoneze dhe tashmë njihet si ngrënësja më e shpejtë në botë. Në një faqe në Youtube, ajo nuk ka ushqim që mos ta ketë prezantuar dhe të ketë thyer rekorde për ngrënien e tyre.

4 – Danny Mac Askill, arti i  biçikletës

 

Quhet Danny Mac Askill, është skocez, dhe është kthyer në një mit për adoleshentët në gjysmën e botës. Konsiderohet si një nga çiklistët më profesionistë të biçikletës në planet. Videot e tij kanë marrë miliona klikime në Youtube.

 

5 – Shoferi që u bë dirigjent orkestre

Ka ndodhur me të vërtetë, më  8 dhjetor të këtij viti. Një shofer metroje në Nju Jork është kthyer në një dirigjent orkestre, kur mori vesh që në vagonin e parë po udhëtonin grupi muzikor i Yale Glee Club. Shoferi Bob McDonugh ndaloi mjetin dhe improvizoi një koncert.

 

6 – Videoja më e shikuar e vitit 2015

Kënga e Wiz Khalifa-s kushtuar Paul Walker, dhe njëkohësisht kolona zanore e Furious 7 theu çdo rekord për vitin 2015.

1 miliard shikime ka arritur në 184 ditë në Youtube.

7 – Shfajësimi për përdhunim i miliarderit Abdulaziz

Ehsan Abdulaziz

Mbrojtja e tij ishte surreal. “Nuk e përdhunova, por rashë mbi të dhe depërtova gabimisht,” kështu është shprehur miliarderi Ehsan Abdulaziz, 46 vjeç, gjatë një procesi gjyqësor ku akuzohej për përdhunimin e një vajze.

ADN-ja e Abdulaziz u gjet në trupin e 18-vjeçares.

 

 

8 – Kalifi dhe xhipi i hidraulikut teksan

Mark Oberholtzer

Mark Oberholtzer, një hidraulik amerikan, i shiti në vitin 2013 një tregtari teksan xhipin e tij.

Më pas ajo makinë përfundoi në një video online të ushtarëve të ISIS pranë Aleppo-s. Mark e njohu pasi në derën e makinës ishte akoma reklama e aktivitetit të tij.

9 – Të moshuarit grabitës

te moshuarit

Të maskuar si teknikë gazi ata arritën të grabisin një kompani në Hatton Garden të Londrës. 7 të moshuar britanikë, prishën muret e betonit të kompanisë dhe arritën të vjedhin sende me vlerë që shkonin në 20 mln euro.

10 – Pacienti me kancer që u martua me një kukull

bambola-620x372

Nuk është bërë ende i ditur identiteti i kinezi 28-vjeçar që i sëmurë me kancer, donte të realizonte ëndrrën e tij për t’u martuar. Siç raportonte Daily Mail, ai mori vendimin për të bërë një ceremoni të vërtetë, por ku mungonte vetëm nusja. Në vend të saj mori një kukull./TO

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media