10 mijë luftëtarë të ISIS-it janë vrarë për nëntë muaj

050.jpg

Më shumë se 10 mijë luftëtarë të ISIS-it kanë vrarë që kur para nëntë muajsh koalicioni ndërkombëtar ka filluar fushatën ajrore kundër kësaj organizate terroriste.

Këto të dhëna i ka dhënë zëvendësi i sekretarit të shtetit Anthony Blinken. Blinken për Radio Inter të Francës ka thënë se është bërë përparim i madh në luftën kundër ISIS-it por luftëtarët e saj ende po kundërshtojnë.

Ndërsa kryeministri i Irakut Hajder Al Abadi është ankuar dje në Paris se po mungon mbështetja e forcave ndërkombëtare në luftën kundër kryengritësve të ISIS-it.

Duke folur në Paris Abadi ka thënë se partnerët e koalicionit nuk kanë ofruar mbështetje të mjaftueshme ajrore forcave irakiane që të ndalin përparimin e ISIS-it.

Komentet

Leave a Reply

Top