Loading...

10 qytetet më të shëndetshme për të jetuar në Europë (FOTO)

summer-amsterdam-FP-640x427.jpg

Qytetet europiane përveç se për bukurinë njihen edhe për cilësinë e lartë të jetesës por njëkohësisht edhe si vendet më të shëndetshme për të jetuar.

Disa qytete në Europë janë vlerësuar lart për cilësinë e ajrit dhe ujit por edhe për iniciativat e gjelbërta të ndërmarra, normën e ulët të krimit, sistemin e mirë të arsimit, shërbimet publike cilësore, si dhe gjithashtu për tolerancën dhe diversitetin e tyre.

Njihuni me 10 qytetet që janë cilësuar si më të shëndetshmet në Europë për të jetuar.

Hamburg, Gjermani 

Hamburg është qyteti i parë gjerman në këtë listë falë sistemit mjaft të mirë të kujdesit shëndetësor, vëmendjes për mjedisin që reflekton në një nga cilësitë më të mira të ajrit dhe ujit në Evropë.

Stokholm, Suedi

Stokholm ishte qyteti i parë në Europë që u vlerësua si Kryeqyteti i Gjelbër Europian në 2010 dhe që atëherë ai ka ndërmarrë edhe më shumë iniciativa të gjelbra për të mbajtur kurorën e gjelbër.

Helsinki, Finlandë

Me një numër mjaft të ulët të makinave, shkallë të ulët të ndotjes dhe jetëgjatësi të lartë në lindje, bëjnë që Helsinki të jenë në vendin e 8-të në renditjen e qyteteve më të Shëndetshme të Evropës.

Vjenë, Austri

Vendosur në mesin e Alpeve të mrekullueshme, kryeqyteti austriak, Vjena, përmban një normë të ulët të krimit, sistem mjaft të mirë arsimi, shërbime të mira publike si dhe cilësi të ajrit së ajrit dhe ujit.

Talin, Estoni

Estonezët janë të mrekullueshëm, por fakti që ata kanë palestra më të mira në Talin i favorizon ata të jenë njerëzit më në formë në Evropë.

Berlin, Gjermani

Berlini ka provuar të ketë një ekosistem më të mirë të biznesit, duke përfshirë numrin e vendeve të punës, disponueshmërinë e gjërave më të domosdoshme si strehimi, ushqimi dhe transporti.

Mynih, Gjermani  

Qyteti i Oktoberfest nuk është vetëm i njohur për birrë, por gjithashtu renditet i 7 në botë për cilësinë e ajrit dhe ujit në krye të një numri të atraksioneve turistike dhe restoranteve dhe bareve të sofistikuara.

Roterdam, Holandë

Holanda shënon medaljen e arit dhe bronzit në këtë renditje, me Roterdamin që ndodhet në vendin e 3, falë balancës së përkryer midis punës dhe jetës.

Oslo, Norvegji

Kryeqyteti i Norvegjisë, Oslo, është i njohur për hapësirat e saj të gjelbra dhe muzetë fantastikë. Por nordikët, sidomos Oslo, janë të famshëm në botë për ekuilibrin e shkëlqyer të punës dhe jetës.

Amsterdam, Holandë

Amsterdami jo vetëm që përmban numrin më të lartë të ditëve të pushimeve vjetore në botë, por është gjithashtu një qytet tolerance dhe diversiteti.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media