10 strategji të manipulimeve me njerëz

02052012060noji.jpg

Në bazë të punimit të njërit nga intelektualët më me ndikim, të lingvistit amerikan Noam Chomskyt, ju sjellim regjistrin prej dhjetë strategjive të manipulimit me njerëz nëpërmjet mediave. Edhe pse Chomsky këto strategji i ka publikuar para disa vitesh, ato edhe më tutje janë aktuale edhe tani…

1) Ridrejtimi i vëmendjes

Vëmendja e opinionit të ridrejtohet nga problemet kryesore në ato të parëndësishme. Opinioni të mbulohet me vërshimin e informatave irelevante, që njerëzit të mos mendojnë dhe të fitojnë njohuri themelore për kuptimin e botës.

2) Krijimi i problemeve

Kjo metodë quhet edhe “problemi-reagimi- zgjidhja”. Duhet krijuar problemin, që një pjesë e opinionit të reagojë në të. Për shembull: shkaktimi dhe transmetimi i dhunës me qëllim që opinion më lehtë të pranojë kufizimin e lirisë, krizën ekonomike ose të arsyetohet rrënimi i shtetit social.

3) Shkallëzimi i ndryshimeve

Që opinion të pranojë ndonjë masë jopranueshme, duhet të futet gradualisht, “në lugë”, me muaj dhe vite. Ndryshimet të cilët do të mund të shkaktojnë rezistencë, në rast se do të kryhen shpejtë dhe në afat kohor të shkurtër, do të implementohen me politikën e hapave të vogla. Bota me kohë ashtu do të ndryshon, e kjo të mos zgjojë ndërgjegjen e opinionit për ndryshime të ndodhura.

4) Shtyerja

Edhe një mënyrë për përgatitjen e opinionit në ndryshimet jo popullore është, se atp paralajmërohne shumë më heret, më përpara. Njerëziz ashtu që nuk vërejnë menjëher tërë peshën e ndryshimeve, pasi që më pareë mësohen në vetë idenë e ndryshimeve. Përveç kësaj edhe”shpresa e përbashkët në ardhmërinë më të mire”, lehtëson pranimin e tyre.

5) Përdorimi i gjuhës së fëmiut

Kur të rriturëve i adresohuni sikurse fëmijëve, arrihen dy efekte të dobishme: opinion shtynë mendimine e tij kritik dhe porosia ka veprim më të fuqishëm në njerëz. Ai mekanizmi sygjestiv në masë të madhe shfrytëzohet gjatë reklamimit.

6) Zgjimi i emocioneve

Keqëpërdorimi i emocioneve është teknika klasike, e cila shfrytëzohet në shkaktimin e tensionit të shkurtër, gjatë shqyrtimit të arsyeshëm. Mendimin kritik e ndryshojnë impulse emocionale(zemërimi, frika, etj). Përdorimi i regjistrit emocional mundëson qasje të pandërgjegjshme, dhe më vonë është e mundshme në atë nivel të zbatohen idetë, dëshirat, kujdesi, frika ose detyrimi, ose të shkaktohen sjelljet e caktuara.

7) Injoranca

Shtresave të varfëra duhet të pamundësohet qasja mekanizmave të kuptimit të manipulimeve me pëlqimin e tyre. Kualiteti i arsimit të shtresave të ulta shoqërore duhet të jetë sa më i dobët dhe nën mesataren, ashtu që humnera në mes arsimit të shtresave të larta dhe të ulta të mbetet i pakapërcyeshëm.

8) Lartësimi i budallakisë

Opinioni duhet inkurajuar në pranimin e mesatares. Është e nevojsme të binden njerëzit se(në modë është), të jeshë budalla, vullgar dhe injorant. Në të njëjtën kohë duhet shkaktuar rezistenën ndaj kultures dhe shkencës.

9) Krijimi i ndjenjës së fajësisë

Duhet bindur çdo individ se vetëm ai është përgjegjës për vete, për shkak të njohjes së paktë, aftësive të kufizuara ose përpjekejes jo të mjaftueshme. Iindividi i nënçmuar, i ngarkuar me ndjenjen e fajësisë, do të hjek dorë nga kërkimi i shkaqeve të vërteta të pozitës së vet dhe rebelimit kundër sistemit ekonomik.

10) Keqëpërdorimi i diturisë

Zhvillimi i shpejtë i shkencave gjatë 50 viteve të fundit krijon humnerën në rritje në mes njohurisë publike dhe të atyre të cilët e posedojnë dhe shfrytëzojnë, elitat pushtetare.”Sistemi”, me meritat e biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë praktike, ka qasje të përparuar për njeriun si në planin fizik dhe psiqik.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top