10 vjeçari që peshon 200 kilogramë – VIDEO

4137224153001_5454674175001_5454658944001-vs-730x440.jpg

Pengesa në frymëmarrje, lodhje, vështirësi në gjetjen e rrobave janë vetëm disa nga problemet më të cilat duhet të ballafaqohet 10 vjeçari Arya Permana nga Indonezia. Siç raportojnë mediat indoneze ai peshon 192 kilogramë.

Ai mezi që mund të ec, vetëm ushqehet dhe fle. Shkollën i është dashur ta ndërpres pasi që nuk mund të përballojë më rrugën deri në shkollë.

Siç citohet nëna e tij,“Ai është lindur normal. Atëherë peshonte 3,8 kilogramë. Tani peshon 192 kilogramë. Ai është kontrolluar në spital dhe mjeket thonin se ai është shëndosh e mirë”.

Por, qysh kur mbushi 2 vjet, Arya filloi të shtojë edhe më shumë peshë. Atëherë prindërit ende nuk gjenin arsye për shqetësim.

Edhe pse Arya ishte pak më i shëndoshë se djali i tyre i parë dhe me në peshë se fëmijët e tjerë nga lagjja, ata thjeshtë e konsideronin si një fëmijë i lumtur dhe i shëndoshë. Siç raporton Daily Mail të ketë treguar nëna e tij, Arya vazhdimisht është i uritur dhe ai mund të hante përnjëherë porcionin për dy persona.

Babai i tij shpesh herë merrte edhe borxhe për të ngopur apetitin e djalit të tij. Mirëpo tani është shfaqur shqetësim shumë i madh sepse mbipesha mund ta vras Aryan. Zgjidhja është: T’i nënshtrohet një diete strikte me oriz të kafet. Për djalin nga Indonnenzia kjo është shpresa e fundit që t’i rikthehet një jete normale.

Komentet
Top