Loading...

11-shja historike e UEFA-s, dominon Barça!

MUNDODEPORTIVO_G_15233440341-kDbB-U426091479165kE-980x554@MundoDeportivo-Web.jpg

Në pritje të shpalljes së formacionit ideal për vitin 2018 i cili do të shpallet në janar të 2019-ës nga votimi në faqen zyrtare e UEFA-s, vetë insititucioni i UEFA-s ka publikuar edhe 11-shen historike që sigurisht ka në përbërje emrat e atyre që kanë shënuar me gërma të arta emrat e tyre në futbollin europian. Në skuadrën perfekte të këtij fillim shekulli nuk ka asnjë nga lojtarët e vendit fqinj Italisë, por gjithsesi Seria A përfaqësohet denjëisht nga ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Skuadra ideale vjen me rreshtimin 4-3-3 dhe përbëhet nga emrat e lojtarëve fenomenalë siç ishte drejtë të ndodhte. Kështu në portë qëndron Iker Casillas, që me 6 kandidaturat e tij për formacionin ideal të vitit, ku përkatësisht e fundit daton në vitin 2012 kryeson ndaj të gjithë kolegëve të tij gardianë. Në linjën e mbrojtjes bënë pjesë Sergio Ramos që këtë herë pozicionohet në të djathtë si në fillimet e karrierës së tij, për të vijuar me një tjetër spanjoll ish-katalanas si Puyol dhe lojtarin aktual të blaugranave Piquè. Në të majtë valëvitet flamuri i Bayernit dhe kombëtares gjermane me Philipp Lahm.
Në mesfushë shohim një legjendë të futbollit anglez si Steven Gerrard, ish-kapiten i Liverpoolit bashkë me dy kampionët e botës të Spanjës në 2010-ën, Xavi dhe Andrès Iniesta.

Sulmi përfaqësohet me një treshe fenomenale: Cristiano Ronaldo , Thierry Henry dhe Lionel Messin në qwndwr qw formojnë tredhëmbëshin hisotrikë. Emrat përfaqësues flasin qartë dhe pasqyrojnë historinë e këtyre viteve të para të këtij shekulli. Janë në total 6 lojtarët spanjollë dhe një argjentinas që gjithnjë ka luajtur në Spanjë, si Messi, një portugez që sërish është impenjuar për 9 vite në Spanjë, si Ronaldo. Jashtë La Ligas janë vetëm emrat e Gerrard, gjermanit Lahm dhe francezit Henry.

Komentet
Top