12 liderët ushtarakë më brilantë të historisë

tre-te-medhenjte.jpg

Në epokën e modernizuar dhe të mekanizuar të luftës, ku vendimet merren nga civilët, oficerët larg frontit të luftimit, komitetet kongresionale dhe strategët e panjohur ushtarakë, ushtria është diçka pa një fytyrë drejtuese dhe përgjegjësitë dhe ndahen mes shumë figurave.

Dikur përgjegjësia dhe pasojat nuk ishin aq të ndara. Strategjia brilante, teknika dhe mendjet logjistike kishin kontroll total të ushtrive të mëdha dhe ato ushtri u bënë fitimtare ose u mundën për shkak të aftësive të një njeriu të vetëm. Komandantët ushtarakë në listë kanë qenë komandantë në fushë, me autonomi të padiskutueshme në betejat e tyre dhe jo gjeneralë që qëndronin në karriget e tyre larg luftës.

Në këtë artikull të ekspertëve të HistoryExtra do të eksplorojmë gjenitë ushtarakë, një listë figurash të famshëm ushtarakë. Liderë botërorë që vijnë vetëm një herë në jetë, dhe që lënë shenjë në historinë e civilizimit njerëzor.

1- Aleksandri i Madh

battle-of-issus-alexander-the-great

Aleksandri i Madh qëndron më lart se Napoleon Bonaparti përsa i përket pushtimeve të tij në një periudhë më të shpejtë kohore. I kurorëzuar mbret në moshën 20-vjeçare, pasi i ati i tij, Filipi, u vra, Aleksandri vendosi të pushtonte të gjithë botën e njohur. Aleksandri plotësoi dëshirën e të atit për të pushtuar Persinë në pak vite, duke rrëzuar Mbretin Dar. Duke mos qenë i kënaqur me kaq pak territor, Aleksandri marshoi drejt më shumë pushtimeve në zonat ku sot shtrihet Afganistani dhe Azia Qëndrore.

Në përpjekje për t’i rënë rreth e qark botës në rrugë oqeanore, Aleksandri u përpoq të pushtonte Indinë, por u bind nga ushtarët e tij për t’u rikthyer në Babiloni kur vdiq dhe në moshën 32-vjeçare, pasi kishte pushtuar një pjesë të madhe të botës, i kishte vënë 20 qyteteve emrin e tij si dhe përhapi qytetërim helen.

 

2- Napoleon Bonaparti

Napoleoni cilësohet si gjenerali më i aftë deri më sot. Ai ka udhëhequr fushata brilante ushtarake, ka përdorur forcën e përqendruar në sulme në fushën e betejës, ka zhvilluar trupat e pavarura dhe të plota të ushtrisë (një sistem i përdorur akoma sot), ka instaluar udhëheqës kukulla, ka rekrutuar trupa nga çdo komb që mposhte, duke bërë revolucion në mënyrën e të luftuarit.

Young-Napoleon-Hugo-D-Aviles-hugo-aviles

Në dekadën e parë të shekullit të 19-të ai i drejtoi ushtritë e Francës kundër çdo fuqie të madhe evropiane dhe arriti të dominonte Evropën kontinentale, nëpërmjet një sërë fitoresh historike të gjata, në beteja të tilla si ajo e Austerlitzit dhe Fridlandit.

3- Hannibal Barka

14hannibal

Kundërshtari më i tmerrshëm që Roma ka hasur, u rrit me detyrën e mposhtjes së romakëve nga babi i tij, Hasdrubali. Hanibali i la mënjanë taktikat kartagjenase të superioritetit pasiv detar dhe marshoi me elefantë në alpet italiane. Hanibali e pushtoi perandorinë e fuqishme Romake nëpërmjet alpeve.

Ai mundi romakët në një sërë betejash në Trebë dhe Traseminë. Asnjëherë nuk ka humbur personalisht në një betejë me romakët dhe e ka mbajtur ushtrinë e tij në Itali për më shumë se një dekadë pas Luftës së Dytë Kartagjenase.

Ai konsiderohet një prej strategëve më të mëdhenj ushtarakë që kanë ekzistuar. Armiqtë e tij romakë, madje adoptuan disa prej taktikave të tij për përdorimin e tyre.

4- Sun Tzu

Kur ju kërkoni një libër rreth taktikave ushtarake, të cilat akoma mësojnë dhe inspirojnë liderë edhe pas 2500 vitesh, bëni gjënë e duhur nëse lexoni veprën “Arti i Luftës” nga Sun Tzu. Emri i Sun Tzu tani është i famshëm falë atij libri. Vepra brilante e Sun Tzu e trajton luftën nga ana filozofike, duke i trajtuar ato në detaje.

Sun-Tzu-3

Libri flet për strategjinë e durimit si një nga elementët bazë për fitimin e një lufte. Libri sot është shumë popullor jo vetëm për ushtarakët, por edhe për diplomatët, trajnerët e futbollit apo CEO-t e kompanive të ndryshme. Ajo çka e bën atë një figurë interesante ushtarake është se zgjidhte gjithnjë një qasje sa më pak të përgjakshme. Sun Tzu preferonte t’i fitonte luftërat pa nisur ato akoma. Gjeniale.

5- Georgy Zhukov

Kjo figurë ushtarake njihet për fitoren e Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

marshal_georgy_zhukov

Edhe pse përpjekjet sovjetike për të shtypur pushtimin nazist ishin diçka kolektive siç janë të gjithë luftërat në përgjithësi, Zhukov shihet si personi që shkatërroi makinerinë naziste të luftës. Në atë kohë, Hitleri e kishte thyer paktin e tij me Stalinin më 22 qershor 1941, dhe Zhukov ishte tashmë një oficer i gradës së lartë. I ngarkuar nga Stalini për të mbrojtur Moskën dhe të largonte gjermanët.

Ushtria e Kuqe nën komandën e Zhukov ndaloi avancimin e nazistëve gjermanë dhe i mposhti ata. Zhukov vazhdoi të fitonte disa beteja të mëdha kundër gjermanëve. Ushtria e Zhukov marshoi në drejtim të perëndimit deri sa arriti në kryeqytetin e Gjermanisë Naziste, Berlin në pranverën e vitit 1945.

 

6- Ervin Rommel

Ervin Rommel konsiderohet si babai i luftës moderne me tanqe. I lindur në një familje aristokrate gjermane, Rommel pa betejën e parë gjatë luftës së parë botërore gjatë fushatave gjermane në Rumani dhe Italinë e Veriut.

Bundesarchiv_Bild_146-1973-012-43_Erwin_Rommel

Me kalimin e kohës u rrit në gradë dhe u bë instruktor ushtarak në luftën me tanqe në Berlin. Kur Lufta e Dytë Botërore shpërtheu, Rommel u kërkua sërish në detyrë duke i shërbyer Rajhut dhe duke ngritur më shumë prestigjin e vetes si ushtarak i zoti. Gjatë kohës kur Gjermania nisi pushtimin e Francës dhe të Vendeve të Ulëta, divizioni ushtarak i Rommel u njoh me nofkën “Divioni i Fantazmave”, për mënyrën se si njësia e tij ushtarake depërtonte në territorin e armikut.

Jeta e tij u ndërpre tragjikisht kur u zbuluan disa prova se kishte marrë pjesë në disa komplote për të vrarë Adolf Hitlerin.

 

7- Saladini

Saladini ka qenë lideri ushtarak më i shquar në kohën e Kryqëzatave, duke penguar shtetet mësymëse të kryqëzatave dhe pushtimet evropianet, me të njëjtën gjakftohtësi.

Saladin_green_by_dashinvaine

I njohur për qetësinë dhe nacionalitetin e tij, mungesën e fanatizmit dhe respektin ndaj kundërshtarëve, ai arriti të pushtonte Sirinë, Egjiptin dhe pjesën më të madhe të Izraelit modern, në mënyrë krejt të qëndrueshme dhe pa shumë vështirësi.

Ai respektohej gjerësisht nga thuajse gjithë rivalët e tij dhe ka pasur një miqësi në korrespondencë me Rikard Zemërluanin, duke i dërguar atij dhurata, kuaj e madje dhe mjekun e tij personal.

7- Jul Cezari

Fushata ushtarake e Cezarit kundër galëve vazhdon të jetë në librat e shumë akademive ushtarake në botë.

JuliusCaesar

Jul Cezari mori kontroll absolut të Republikës Romake dhe ushtrive të saj dhe kreu për herë të parë pushtimin romak të Britanisë. Ekspeditat ushtarake të Cezarit në çdo terren dhe në të gjitha kushtet klimaterike i detyrohet disiplinës strikte të legjionarëve të tij, admirimi dhe devocioni i të cilëve ndaj tij ishte shembull tipik i brilancës së tij taktike.

Gjithashtu ai i manovronte trupat e tij me një shpejtësi legjendare, si dhe përdorimi i sistemit me shifra që përdorte për të komunikuar me gjeneralët e tij.

8- Atila

Emri i tij ishte bërë sinonim i frikës dhe dhunës. Gjatë udhëheqjes së tij, ai ishte një prej armiqve më të frikshëm të perandorive lindore dhe perëndimore.

attila

Ai pushtoi Ballkanin dy herë dhe marshoi nëpërmjet Francës, deri në Orleans përpara se të mundej në betejën e Shalonit. Ai nuk sulmoi as Kostandinopojën dhe as Romën. Në pjesën më të madhe të Evropës perëndimore ai është mishërimi i mizorisë dhe grykësisë. Në kontrast, disa historianë e përshkruajnë atë si një mbret të madh dhe fisnik.

Atila i zgjeroi kufijtë e perandorisë hune nga kufijtë e Francës së ditëve moderne e deri në stepat e Rusisë, duke mbledhur forcën masive të gjithë fiseve dhe kombeve të para historikisht si të egër provincialë.

9- Xhingis Khan

Xhingis Khan është një figurë historike që e bën Atilën e lartpërmendur të duket i butë përsa i përket brutalitetit dhe terrorit absolut që shkaktonte.

YuanEmperorAlbumGenghisPortrait

I njohur si themeluesi i Perandorisë Mongole, Xhingis Khan krijoi ndoshta territorin më të madh që një Perandori kishte krijuar në të gjithë historinë. Pushtimet mongole shoqëroheshin me therje civilësh nëse qeveritë e tyre bënin rezistencë.

Pavarësisht reputacionit që Çingis Han dhe ushtria mongole morën, ai ishte gjithashtu i rëndësishëm në zbatimin e tolerancën fetare brenda Perandorisë dhe zhvilloi sistemin e meritokracisë. Edhe pas vdekjes së Çingis Han, perandoria mongole u zgjerua edhe më tej.

10-Skënderbeu

Të mos përfshije komandantin ushtarak të njohur si Skënderbeu në listë nuk do të ishte e drejtë. Arsyeja që ai bëhet pjesë e kësaj listë është fakti që pavarësisht sa armiq kishte, ai arriti të mbizotëronte dhe u pengesë e Perandorisë Osmane për të pushtuar Europën.

Skanderbeg_Monument_in_Krujë

I lindur me emrin Gjergj Kastrioti në mbretërinë e vogël të Shqipërisë, Skënderbeu u zu rob nga sulltani osman.

Duke u rritur në radhët e ushtrisë osmane ai u rrit edhe për t’u bërë një prej gjeneralëve më të mëdhenj duke fituar titullin “Skënderbe”, që do të thotë Zoti Aleksandër, që e barazonte atë me heroizma e Aleksandrit të Madh.

Por kjo nuk e pengoi të kthehej në vendin e tij, gjë që zemëroi Perandorinë Osmane, që dërgoi për 25 vjet me radhë dërgoi ushtri të stërmëdha për ta pushtuar Shqipërinë, por pa sukses. Me ushtritë e tij që nuk arrinin në më shumë se 20 mijë njerëz, Skënderbeu arrinte t’i bënte ballë ushtrive dhjetë herë më shumë trupave të armikut. Për mbrojtjen e Europës Perëndimore nga hordhitë osmane, Papa i dha titullin “Kampion i Krishtit” Skënderbeut.

11- Xhorxh Uashington

Uashington ishte lideri më i rëndësishëm dhe mbase më i suksesshmi i forcave revolucionare amerikane që kërkonin pavarësinë nga perandoria britanike.

General_George_Washington_at_Trenton_by_John_Trumbull_0

Edhe pse i asistuar nga shumë vartës (duke përfshirë dhe Benedict Arnold, mprehtësia ushtarake e të cilit u mjegullua nga tradhtia e tij e famshme), Uashingtoni rezultoi të ishte forca bashkuese e ushtrisë Kontinentale, duke e çuar atë në fitore në Trenton dhe Jorktaun, si dhe duke i mbajtur forcat e ndara në pjesë së bashku, në dimrin e vështirë në luginën Forxh.

Zgjedhja e tij president, dy herë, pa kundërshtime serioze dukej sikur ishte më e pakta që amerikanët mund të bënin për liderin e tyre ushtarak.

12- Xhorxh S. Paton

Figura më kontradiktore e forcave aleate në Luftës II Botërore, Paton mund të mendonte se ai ishte rimishërimi i luftëtarëve të lashtë, duke mbartur guximin dhe eksperiencën e tyre në betejat e tij.

S. Paton

Në Luftën II Botërore ai përdori sulmet rrufe të gjermanëve kundër tyre, duke përdorur njëkohësisht manovrat e trupave të armatosura amerikane për nxjerrjen jashtë loje të fronteve gjermane e duke fituar kështu pjesë të mëdha terreni në periudha të shkurtra kohore.

Incidentet famëkeqe, duke përfshirë ekzekutimin e masakrave nga trupat nën komandën e tij çuan në rënien e imazhit të Paton, por ai mbetet udhëheqësi i fitores së forcave aleate në Evropë.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top