13.000 turistë të bllokuar në Zermatt të Zvicrës

fsd.jpg

Vendbanimi turistik Zermatt në Zvicër, është izoluar nga bota, pasi rrugët janë të pakalueshme dhe të mbuluar me dëborë. Në brendinë e tij janë bllokuar edhe shumë persona. Por, çfarë ndodhë me mysafirët të cilët janë bllokuar nëpër hotele dhe të cilët nuk kanë më mundësi të paguajnë?
Kaos i rrallë në Zermatt të Valisit në Zvicër, pasi është izoluar nga bota. Në te as nuk mund të hyhet e as të dilet. Për shkak të rrezikut të ortekëve të borës, paralajëmrimi i rrezikut është ngritur në shkallën 5. Në këtë vend turistik janë bllokuar 13 mijë turistë. Për momentin nuk ka probleme me infrastrukturë e as me artikuj ushqimorë, ka siguruar përmes një deklarate për „Blick“ kryetari i Shoqatës hotelierike për Zermatt, përcjellë Shtegu.com.

Por, sigurimet zvicerane janë të përgatitura edhe në këto raste: „Po të pengohen mysafirët nga bllokimi i ndonjë rruge, ne i marrim përsipër shpenzimet për vazhdimin e qëndrimit dhe shpenzimet e tjera, në një shumë prej gjithsej një mijë franga zvicerane“, ka pohuar David Schaffner nga sigurimi i udhëtimeve „Zurich“. Kjo vlen për personat me mbrojtje të sigurimit të udhëtimeve.

Sigurimi gjithashtu i merr shpenzimet e plota të hotelit, të cilin e keni rezervuar dhe në të cilin nuk mund të futeni. Për ata të cilët nuk kanë mundësi të kthehen në vendin e punës, Schaffner deklaron: „Turistët me një marrëveshje pune dhe kushte zvicerane, kohën e humbur duhet ta llogaritin me kompensimin e pushimit të ardhshëm. Por, nëse sipërmarrjet duan të tregohen të sjellshme, ata edhe mund t`ua dhurojnë punëtorëve kohën e humbur“.

Përndryshe, brenda ditës janë organizuar fluturime me helikopterë për ata të cilët medoemos është dashur të largohen nga Zermatti. Numri i tyre është aq i madh, sa që ka shkaktuar edhe pak nervozizëm tek turistët, që të përngjan në evakuimin e anijes së Titanikut.

Komentet
Top