Loading...

15 fakte interesante që nuk i dini për aeroportin e Tiranës

Aeroproti-N-na-Tereza.jpg

Nga Bledi Mane-Public Enemy

Pa bukë e pa kafe mund të na lini këto ditë por pa lajme për/rreth aerportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, ju lutem mos na lini. Të gjithë e kemi në mendje, në ezofag, në kordat e zërit, në gojë dhe në menunë ditore atë aeroport.
Dhe unë nuk po e prish dot koherencën por po u ysht jo për të shkuar e të grabisni por të informoheni më tepër rreth Rinasit që e duam të gjithë, rreth Rinasit fatkeq, rreth Rinasit të shpartalluar që po e ruan ushtria! 🙆‍♂️🤦‍♂️
1.🔴 Aeroporti u ndërtua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës gjatë viteve 1955-57 dhe mori emrin e fshatit më të afërt, Rinasit të Krujës.
2.🔴 Kishte vetëm 2 fluturime në ditë, sot ka plot 44.
3.🔴 Çdo ditë në Rinas ndodhin rreth 33 vjedhje& humbje edhe të qëllimshme edhe nga pakujdesia.
4.🔴 Ish deputetja e Partisë Socialiste Monika Kryemadhi propozoi e para në parlament gjatë vitit 2003 që aeroporti ndërkombëtar i Rinasit të emërtohej “Nënë Tereza”.
5.🔴 Në aeroportin e Rinasit kanë zbritur disa nga njerëzit më të famshëm të të gjitha kohërave si presidenti sovjetik Nikita Hrushov, simboli i komunizmit amerikono-latin Che Guevara, shenjëtorja Nënë Tereza, Papa Gjon Pali II, ish presidenti amerikan George Bush Jr, ish zonja e parë Hillary Clinton, Papa Francesk, heroi palestinez Jaser Arafat, futbollisti Cristiano Ronaldo, këngëtarja Rita Ora…
6.🔴 Këto 62 vite asnjë aksident ajror apo tokësor nuk ka ndodhur me kompanitë ajrore që operojnë nga dhe për në Rinas.
7.🔴 Ish kryeministri Fatos Nano ka murrosur syzet e tij optike në themelet e Rinasit kur filluan punimet e ndërtimit të terminalit të ri gjatë vitit 2004.
8.🔴 Sot në Rinas nëse do marrësh një ambient me qira duhet të paguash 250 euro për metër katror.
9.🔴 Aeroporti i Rinasit ka çmimet e shërbimeve më të shtrenjta sesa aeroportet e Budapestit, Kajros, Dublinit, Selanikut, Montrealit…
10.🔴 Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka punuar ndihmës kamarier në aeroportin e Rinasit gjatë viteve 1991-92.
11.🔴 Një i ri spanjoll komunist gjatë vitit 1969 mori peng aeroplanin e kompanisë ajrore spanjolle Iberia që fluturonte nga Barcelona në Korsikë dhe i kërkoi pilotit të ulej në Tiranë sepse donte të jetonte në vendin më të lumtur në botë, në Shqipëri.
12. 🔴 Gjatë 29 viteve tranzicion për/nga aeroporti i Rinasit janë trafikuar 950 mijë emigrantë shqiptarë, 380 mijë emigrantë të huaj, 780 kg heroinë, 1200 kg kokainë, 2300 kg flori e argjend, 74 gramë diamand, 440 vepra arti, 780 tonë armatime, 56 mijë prostituta, 3.4 miliardë euro/dollarë/marka/franga zviceriane/pound/lireta italiane/dhrahmi greke…
13.🔴 Dyqanet DutyFree (pa taksën Tvsh) në Rinas qysh prej vitit 1999 i administron Elona Çaushi, gruaja e Gjin Gjonit e cila nuk është një shtetase shqiptare por gjermane.
14.🔴 Rinasi është i vetmi aeroport në botë pa asnjë linjë urbane apo metro qytetase publike me kryeqytetin/qytetin më të afërt.
15.🔴 Aeroporti i Rinasit ndodhet në mes të zonës më të rrezikshme të Shqipërisë, fshatrave të Fushë -Krujës ku policia e shtetit nuk ka asnjë lloj kontrolli.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media