2 mijë euro një minë, në dyqanin ku ndodhi shpërthimi në Tiranë

maxresdefault-4.jpg

Në dyqanin e celularëve të Gentjan Hoxhës, ku ndodhi shpërthimi ditën e hënë, bëhej montim i minave me celularë.

Policia thotë se brenda dyqanit janë gjetur 2 kapsolla përcjellëse, pluhur tritoli, si dhe disa tela që përdoren për montimin e minave.

Gjithashtu, policia ka gjetur edhe 3 detonatorë minash, të cilët aktivizojnë shpërthimin nëpërmjet kapsollave përcjellëse.

Burime policore thanë për Report TV se në servisin e celularëve kanë gjetur edhe një mikroskop, që zakonisht përdoret për montimin e minave me celularë.

Nisur nga provat që janë gjetur brenda dyqanit, policia ka vendosur të lëshojë urdhër-arresti ndaj Gentjan Hoxhës.

Ai ndodhet nën trajtimin e mjekëve në Spitalin e Traumës dhe mbahet në vëzhgim nga 4 oficerë policie.

Gentjan Hoxha dyshohet se kishte marrë porosi për prodhimin e minave dhe i shiste ato me një çmim prej 2 mijë euro.

Komentet
Loading...
Top