Loading...

20 vjeçari nga Maqedonia arrestohet si i dyshuar për terroizëm në Bruksel

5963a36c-1c20-11e6-bfb5-cf48ad2d58db_original.jpg

Gjatë fillimit të javës së kaluar, autoritetet belge kanë arrestuar një shtetas 20-vjeçar nga Maqedonia, me vendbanim në Hasselt të Belgjikës, i dyshuar se ka përgatitur një sulm terrorist, informojnë mediet belge, njofton „Shtegu.com“.

Djaloshi ri ka lindur në Maqedoni, por është rritur në Blegjikë, ndërsa është arrestuar në qendrën psikiatrike në Saint-Trond (Limbourg), ku ishte vendosur për shkak të një psikoze. Së shpejti, ai pritet të dalë para Gjykatës, ndërsa avokati i tij Me – Jan keulen ka kërkuar ekspertizë psikiatrike, kërkesë të cilën prokurori i përgjithshëm ia ka miratuar.

Për herë të fundit, i dyshuari i kishte treguar në besim një mjeku se është simpatizant i Shtetit Islamik. Sipas hetimeve të fundit, është dëshmuar se nëpër internet ai kërkuar tema që kanë të bëjnë me këtë përmbajtje.

Posaçërisht ishte interesuar se si të rregullohej një granatë dhe të blinte një biletë udhëtimi për Londër.

Personi i dyshuar për vendosjen e një bombe në stacionin qendror të Brukselit, të enjten, është identifikuar si një maroken 36-vjeçar, nga një lagje e qytetit që është bërë e famshme për numrin e xhihadistëve që kanë jetuar atje.

Komentet
Top