Loading...

20 vjetori i vdekjes/ Mujdin Aliu me bashkëluftëtarët në shërbim të Atdheut

download-1.jpg

Shkruan: Qahil Vejseli-bashkëluftëtar i Mujdin Aliut

Ishte ditë e ftohtë Pranvere 14 prillit 1999 e shoqëruar me mjegull dhe borë kur papritmas filluan plumbat e armikut serb të na fishkëllonin mbi kokë, nuk e dinim?, a gjuanin ndaj nesh apo ndaj këmbësorisë tonë, pasi ne ishim minahedhës. Togu jonë I udhëhequr nga Naim Loshi komandant me të shpejtë zum pozicionet ashtu siç duhet sipas urdhërave ushtarake, në ato moment dëgjonim sharjet dhe piskamat e serbëveve pasi me të vërtetë zhvillohej një luftë e ashpër, sa që shoku shokun nuk e shihte.

Papritmas erdhi nji zë i kobshëm, zë të cilin nuk do të dëshiroja ta dëgjoja kurrë edhe pse e dinimi se ishim në vijën e parë të frontit, ishte ai zëri i Sadri Hajvazit, i cili mu drejtua me fjalët hej Qahil është plagosur miku yt, pra e kishte fjalën për dëshmorin më të ri të asaj kohe Mujdin Aliun i cili edhe pse ishte i vetmi djal i bacës Qerim Aliu kishte vendosur që t’ju bashkangjitet aradhave të UÇK-së, në at moment iu afrova dhe ndër pisha pash se Mujdini ishte rotull pishës rreth së cilës nuk kishte kishte borë, u mundova me e nxier por s’munda, i shtina dorën me e kap në krah por në atë moment u lag dora, kur e pash se dora ishte me gjak atëher e kuptova se Muja kishte marrë më shumë plagë, në momentin kur u binda se vet nuk arrij ta nxjeri në ndihmë më erdhën Nebi Arsllani, Besim Dauti dhe një tjetër emrin e të cilit nuk e mbaj mend dhe e nxorëm Mujën nga aty, dhe u nisem rrugës për në Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së.

Gjatë rrugëtimit për në Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së nëpër ato rrugica mali na dolën dy ushtar dhe na pyetën a behet luftë e ashpër andej kufirit, pra është fjala për në Kosovë, në ate moment i revoltuar për plagosjen e Mujës, atyre ju u përgjigja kujdes mos po ju vrasin edhe juve.

Pasi kaluam një kthes ashtu të lodhur dhe të raskapitur dhe në krah mbanim Mujën e plagosur papritmas na sulmuan snajperistet serb dhe ne më të shpejtë ndëruam rrugën, dolëm prej rrugës që ishim nis dhe hymë poshtë për te lumi, ku edhe u rëzuam bashkë me Mujdinin të cilim e kishim në krah dhe në atë momement Mujdini na tha:” hikni se do ju vrasin dhe juve” ajo ishte fjala e parë dhe e fundit e tij, më pas kaluam lumin dhe Nebi Arsllani e mori në shpinë Mujdinin dhe vazhduam rrugën për në Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së.

Pas atyre fjalëve Muja pati edhe një rast tjetër ta shpreh solidaritetin e tij që kishte ndaj shokëve bashkëluftëtar edhe pse ishte i lënduar rëndë dhe luftonte me vdekjen pati edhe një rastë prekes kur Mujdini e kapi një thupër dhe tentoi të më ndihmojë por fatkeqësisht thupra u thye në dorën e Mujdinit i cili u zhgënjye pse ju thye thupra.

Pasi e kaluam këto vështirësi papritmas pamë një rrafshinë në mes të cilës qëndronte një dru i vogël, i cili sikur na ftonte të ndalemi dhe të pushojmë pak, ashtu edhe vepruam, por në atë moment kur ktheva kokën pash sytë e Nebiut dhe Besimit të mbushur me lot, prej atij çasti e njëjta ndodhi edhe me mua pasi vërejtëm se Muja ndërroi jetë.

Si duket këtë edhe e parandjejti se do të vritej Muja, pasi qe nga 9 prilli i vitit 1999 kur morri pjesë në varrimin e katër dëshmorëve të parë të Betejës së Koshares, u kthye tek ne dhe u shpreh “MOS MË VAROSNI NË BAJRAM CUR”, dhe pasi i tha këto fjalë me padurim priste që të kyçemi në front të cilën edhe e bëmë.

Muja shkoi në altarin e Lirisë ra në vendin e quajtur Rasa e Koshares ra për të mos vdekur kurë, Liria erdhi bashkë me ndryshimet që ndodhën më pas, emri i tij u përtri në vitin 2001 me “Brigadën 112 Mujdin Aliu” të UÇK-së në Maqedoni, dhe shumë emra rrugësh e institucionesh mbajnë emrin e tij, për çdo vjet përkujtohet, në çdo manifestim përmendet emri i tijë, neve bashkëluftetarëve të Mujës: Besim Dauti, Besim Ameti, Qahil Vejseli, Nebi Arsllani Gazmend Arsllani s’na mbetet gjë tjetër përpos amantetin e Mujës ta çojmë në vend e ai është BASHKIMI KOMBËTAR.

 

Poashtu lexo nga arkiva…

Qahil Vejseli, Besim Ameti, Besim Dauti,

Gazmend Arsllani

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media