2,5 tonë drogë drejt Italisë, 3 në pranga, mes tyre nënkomisari i policisë në Fier

0-22.jpg

Një operacioni i prokurorisë për krime të rënda çoi në arrestimin e tre personave, mes tyre një oficer i lartë policie, i cili konsiderohet si organizatori i një rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës. Sipas Krimeve të Rënda, grupi në fjalë ka trafikuar rreth 2,5 tonë drogë nga porti i Durrësit në Ankona në janar të vitit 2017.

Krimet e Rënda nisën hetimet pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj.

Në bazë të informacionit fillestar, të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga homologët italianë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin. Bazuar në veprimet procedurale, deri më tani është arritur të identifikohen dhe arrestohen apo ndalohen disa persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Fillimisht, janë arrestuar para pak kohësh shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg.

Gjatë hetimit është vendosur caktimi i masës sigurimit arrest në burg për shtetasin Aurel Lazaj, masë e cila është ekzekutuar para pak ditësh.

Ndërkohë është nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga policia ditën e sotme.

Komentet
Top