Loading...

250 milionë euro për Harry Kane

100248702-833511d5-7284-4cd9-9156-9109297c94f7.jpg

Juventusi është gati të bëjë çmendurinë gjatë merkatos së verës për të transferuar në Torino golashënuesin më të mirë të momentit në kampionatet më të forta europiane, Harry Kane. Të paktën kështu shkruan nga Spanja “Don Balon”, që i janë referuar edhe mediat e tjera sportive.

“Juventusi i ka në rregull llogaritë financiare për të bërë një goditje të madhe në në verë. Me organikën aktuale bardhezinjtë mund të vazhdojnë të fitojnë në Itali, por për të fituar Champions League-n duhet diçka tjetër. Paulo Dybala nuk garanton suksese kontinentale për këtë arsye klubi italian kërkon të marrë sulmuesin e momentit. Juvja është gati t’i paguajë Tottenhamit 250 milionë euro për kartonin e lojtarit. Një shifër stratosferike për futbollin italian, por kampionët e Serisë A janë të vetëdijshëm se nuk mund të luftojnë me të mëdhatë e Europës, që kanë në përbërje emra të tillë si Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo. Diferenca me këto ekipe mund të ngushtohet me lojtarë të kalibrit të Harry Kane.”

Madje “Don Balon” në fund e mbyll me këtë konkluzion: “Kapiteni i Juventusit, Gigi Buffon, do të shtyjë tërheqjen nga futbolli nëse mbërrin sulmuesi i Tottenhamit.”

Komentet
Top