Loading...

2500 euro diploma, kush janë politikanët e diplomuar te “Kristali”

tension-kuvend-2-933x445.jpg

Universiteti “Kristal” i mbyllur në vitin 2014, është rikthyer në vëmendje të medies, pas një skandalit të ish-pronarit Ahmet Universiteti “Kristal” i mbyllur në vitin 2014, është rikthyer në vëmendje të medies, pas një skandalit të ish-pronarit Ahmet Muçaj.

Ky i fundit, shiste diploma me një çmim prej 2500 eurosh, ndërsa u kap mat teksa shiste një diplomë bachelori, një studenteje, për degën Juridik.

Por, kush janë politikanët të diplomuar në këtë universitet, i cili u mbyll nga Ministria e Arsimit, me argumentin se ishte jashtë standardi?

Fenomeni i shit-blerjes së diplomave u rishfaq së fundmi sot, pasi policia njoftoi se kishte arrestuar Ahmet Muçaj , ish-pronarin e Universitetit “Kristal”, pjesë e listës së universiteteve të mbyllura në gusht 2014.

Në kohën e mbylljes së 18 universiteteve dhe pezullimit të 13 të tjerave, u publikuan mjaft emra deputetësh që ishin pajisur me diplomë në Universitetin “Kristal”, të tillë janë Artan Gaçi i PS-së, Albina Deda e PD-së, Shkëlqim Selami i LSI-së, Bedri Hoxha i PD-së, Ylli Shehu i LSI-së, por dhe Këshilltari i Kulturës në atë kohë Fate Velaj, deputet i PS-së.

Një tjetër rast që bëri bujë lidhur me këtë universitet është rasti i diplomimit të djalit të politikanit italian Umberto Bossi, Renzo. Ky i fundit u bë qendër e medies në maj të vitit 2012, pas një hetimi të sekuestrimit të dokumenteve pranë universitetit “Kristal”.

Prokuroria nisi një hetim të partisë “Lega Nord”, e cila u përfshi në një skandal në lidhje me financimet e partisë që janë përdorur nga familja e Umberto Bossit. Mes gjerave që janë gjetur nga hetimet e policisë rezulton dhe diploma e djalit të Umberto Bossi, Renzo Bossi i cili kishte paguar për ta marrë atë.

Dy vjet më pas, Ministria e Arsimit vendosi mbylljen e 18 universiteteve private, mes tyre edhe Kristalit.

Komentet
Top