27% e popullsisë me probleme të shëndetit mendor

depressed-woman-400x400.jpg

Rreth 27% e popullsisë ka të paktën një herë një problem të shëndetit mendor. Edhe pse nuk ka statistika të sakta në Shqipëri, duke ju referuar statistikave botërore një në katër persona ka probleme të shëndetit mendor.Për këtë vit slogani i ditës botërore të shëndetit mendor është “Dinjiteti në Shëndetin mendor”.

Studimet dëshmojnë se respektimi i identitetit të individit ka një impakt të rëndësishëm në promovimin e shëndetit mendor; për sa kohë që veprimet dëmtojnë dinjitetin dhe nuk respektojnë individin dhe historinë e tij, ato mund të shkaktojnë probleme edhe më të mëdha.

Por një rol të rëndësish ka edhe parandalimi i problemeve të shëndetit mendor, të cilat duhet që të edukohen që në moshë të hershme. Dita Botërore e Shëndetit Mendor është në 10 tetor të çdo viti, me një objektiv të përgjithshëm rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me çështjet e shëndetit mendor në të gjithë botën, si dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të shëndetit mendor.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top