5 mënyra për të zbuluar se çfarë tip udhëtari jeni

0.jpg

Ka nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm, por edhe nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë në shoqërinë e miqve. Pastaj, ka edhe të tjerë që dëshirojnë të provojnë gjithmonë emocione të reja dhe nga ata që dëshirojnë të jenë të qetë. Megjithatë, të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një udhëtim të paharrueshëm. Nga konformisti, te udhëtari i vërtetë, zbuloni çfarë tip udhëtari jeni.

Komformisti

Tipi më i zakonshëm dhe më i mërzitshëm i udhëtarit. Konformistët udhëtojnë jo për të kënaqur veten, por për t’i pëlqyer dhe për t’ju dukur interesant shoqërisë – ndoshta kënaqësia e tyre është pëlqimi ose pranimi i të tjerëve. Destinacionet që zgjidhin kanë mungesë të lartë fanztazie dhe fotot e tyre janë kopje të shëmtuara të atyre që qarkullojnë në rrjetet sociale. Çështja nuk është se ku keni qënë, por çfarë mendojnë të tjerët për këtë.

I kulturuari

Të admirueshëm nëse do të ishin më pak entuziast. Zgjohen herët, rrinë deri vonë, të lumtur marrin çdo gjë që një vend i ri ofron. Të qendrueshëm, të arsyeshëm. Ka gjasa të bëjnë shumë kërkime përpara se të nisen drejt një destinacioni të ri, që të marrin disa libra me vete dhe të kthehen me akoma më shumë.

Udhëtari i rasteve

Udhëtojnë gjithmonë për një arsye; për një event, muaj mjalti, ndeshje futbolli, biznes por asnjëherë për kënaqësinë e tyre. Udhëtimet për këtë tip udhëtarësh janë detyrime të mërzitshme.

Hutaqët

Tipi më i dëshpëruar i udhëtarit. Të pavëmendshëm dhe të hutuar, nuk shfaqin asnjë lloj interesi për vendin ku janë. Nuk ju intereson as arkitektura, as kultura, as ushqimi dhe as historia e një vendi. Një Zot e di pse udhëtojnë këta tipa.

Kuriozët e vërtetë

Janë gjithë sy e vesh. Kurioz për çdo gjë që shohin dhe të vëmendshëm ndaj çdo detaji. Të rrallë, të çmuar, të bukur. Këta janë udhëtarë të mirë.

Komentet
Loading...
Top