5 ushqimet që e rritin shtypjen e gjakut, hani sa më pak prej tyre

Untitled-1-15.jpg

“American Heart Association” ka bërë listën e 6 ushqimeve që vendosin në rrezik shëndetin e zemrës dhe arteriet. Ato që ndikojnë negativisht në shëndetin e arterieve dhe zemrës sonë nuk janë vetëm stresi, një stil jetese jokorrekt, sedentarizmi, por edhe ajo që ne hamë.

Sipas ekspertëve kardiologë, janë disa elemente që mund të konsiderohen si burimi kryesor i kripës në dietën tonë dhe duhen shmangur sa më shumë që të mundeni:

Buka

Buka mund të mos duket shumë e kripur, por një fetë buke mund të përmbajë deri në 230 mg gramë, pra 15 për qind e sasisë ditore të rekomanduar.

Mishi i konservuar

Produktet me bazë mishi të konservuar, siç janë sallamet dhe proshutat përmbajnë një sasi shumë të lartë kripe, kjo sepse ndihmojnë në konservimin dhe ruajtjen e tyre sa më gjatë.

Pula  e ngrirë

Produktet me bazë mishin e ngrirë të pulës mund të përmbajnë sasi të ndryshme kripe, në bazë të vetëpërgatitjes. Krahët apo kofshët e pulës të skuqura që tregtohen nëpër fast-food, mund të përmbajnë secila rreth 600 mg kripë.

Pica

Fetat klasike të picës, në dukje të “pafajshme”, mund të përmbajnë deri në 760 mg kripë, shoqëruar kjo nga një përqindje e lartë yndyre dhe kalorish.

Supat

Edhe supat, sidomos kutitë që gjenden gjysmë të gatshme në supermarket, mund të jenë shumë të pasura me kripë. Një racion i tyre sipas AHA, mund të përmbajë deri në 940 mg kripë.

Komentet
Top