50 euro taksë për të hyrë në zonën Shengen

shengen-587x379.jpg

Përmes një sistemi të ri të regjistrimit për udhëtarët për të hyrë brenda Bashkimit Evropian nga tani në arkat e BE-së do të derdhen rreth dy miliardë euro.

Sistemi i ardhshëm parashikon që shtetasit e vendeve jashtë BE-së duhet të paguajnë një autorizim të udhëtimit, ato shtete të cilat nuk kanë nevojë të pajisen me viza për ato vende. Këtë taksë janë të detyruar ta paguajnë të gjithë vizitorët nga ato vende të Ballkanit të cilat janë të liruara nga vizat, me përjashtim të Sllovenisë dhe Kroacisë, shkruan kosmo.at, përcjell “albinfo.ch”.

Sistemi i quajtur “EU Information Travel dhe Sistemi Autorizimi” (ETIAS) vlen vetëm për qytetarët, të cilët nuk kërkojnë një vizë për të hyrë në zonën Shengen. Qytetarët e Bashkimit Evropian janë të përjashtuar nga ky rregull.

Komentet
Top