6 problemet e sistemit tonë shkollor

31512843_1039629739519427_6743659293981016064_n.jpg

Shkruan për ShqipMedia, kryetari i UNSHMT Blendi Hodai

6 problemet e sistemit tonë shkollor Ne i dërgojmë fëmijët në shkollë që të përgatiten për botën e vërtetë e cila po ndryshon shumë shpejt dita ditës, por shkollat tona nuk kanë ndryshuar shumë për qindra vite. Shumë dijetarë nga bota mendojnë se sistemi shkollor momental i ngjan më shumë një sistemi pune në fabrikë, psh: Problemi nr. 1 Vlerat e moshës industriale Gjithë ditën nxënësit janë të detyruar t’ i zbatojn “urdhërat” e mësimdhënësve: “Ulu” , “Hapni librat”, “mos flisni”, dhe nxënësi që është më i dëgjueshëm shpërblehet. Ky është një shembull tipik që bëhet me punëtorët e fabrikës, ata të cilët i zbatojnë urdhërat shpërblehen. Por bota moderne sot i vlerson njerëzit që janë kreativ dhe i shkëmbejn idetë, ndërsa tek ne nxënësit nuk i lejohet të flasë gjatë mësimit për të shkëmbyer idetë. Problemi nr. 2 Mungesa e autonomisë Sot çdo minutë e jetës së nxënësve është e kontrolluar nga sistemi, por në botën moderne nëse bën punë të rëndësishme atëherë ti i mer vet vendimet e tua. Jeta në shkollë është shumë më ndryshe, sistemi shkollor po i’u jep nxënësve një mesazh shumë të rrezikshëm, se ata nuk janë në gjendje të marin vendime për veten e tyre dhe duhet të zbatojnë “urdhërat” e të tjerëve. Peter Gray, profesor i psikologjisë në universitetin e Bostonit ka thënë se fëmijët nuk e pëlqejnë shkollën pasi që atje ata nuk janë të lirë. Problemi nr.3 Mësimi joautentik Shumica e mësimit që bëhet sot në shkollë është joautentik sepse bazohet në të mbajturit mend dhe të mësosh përmendsh. Dhe çdo muaj mësimdhënësi i vlerson nxënësit me anë të testimeve se sa ai ka mbajtur mend nga ajo që mësimdhënësi ka shpjeguar. Sot nxënësit vlersohen nga testet dhe metoda e mësimit përmendësh. Problemi nr. 4 Ska vend për pasion dhe interesa Secili njeri është ndryshe dhe unik në mënyrën e tij, dhe ka ëndërrat dhe pasionet e veta por sistemi ynë shkollor i mëson nxënësit se ata duhet të mësojn të njëjtën gjë, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë si të tjerët. Kjo i pengon ata që të ndjekin ëndërrat dhe pasionet e tyre. Problemi nr.5 Si ne mësojmë? Secili është ndryshe në atë se si mëson dhe se sa kohë i duhet që të mësoj, por sistemi ynë shkollor nuk ka vend për këto kushte prandaj nëse dikush është më i ngadalshëm në mënyrën e të mësuarit atëherë ai/ajo konsiderohet se ka dështuar. Kur gjithçka që ai/ajo kishte nevojë ishte vetëm pak kohë për të mbërritur të tjerët në mësime. Problemi nr. 6 Mësimdhënia Nxënësit sot marin mësime më shumë se 5 orë në ditë. Gjëja më e keqe është se shumica do ta kuptojnë mësimin e disa jo, por mësimdhënësit nuk i intereson kjo gjë, ai/ajo është aty për të kryer punën e tij/saj. Teknologjia sot e ka bërë të mundshme që gjithkush të mësoj gjithçka, por nga ana tjetër sistemi ynë shkollor e ndalon këtë gjë nga frika e humbjes së kontrollit mbi nxënësit.

Komentet
Loading...
Top