Loading...

60 mijë veta “luftojnë” për një tavolinë në restorantin e Rene Rexhepit

0187.jpg

Kuzhinieri më i mirë në botë, Rene Rexhepi, i cili është shqiptar me prejardhje nga Tetova, pas Kopenhagës ka hapur restorant edhe në Tokio. Restoranti i tij Noma në Tokio, është shpallur restoranti më i mirë në botë në katër vitet e fundit, fakt që ka nxitur qindra mijëra persona nga mbarë bota të zhvillojnë luftë të vërtetë për të rezervuar një drekë apo darkë në këtë restorant.

Një nga ata që kanë pasur fatin të rezervojnë masë për një darkë në restorantin Noma, është Stefani Robeski nga San Francisko, transmeton “lajmpress.com”. Në konkurencë me 60 mijë persona, ka pasur fatin të rezervojë masë në këtë restorant për të festuar ditëlindjen e 39-të, mirëpo halli qëndron se nuk ka partner për të festuar ditëlindjen. Ajo përmes internetit ka filluar të kërkojë shoqërues , por jo gjithkush do të mundet të konkurojë. Robeski ka vendosur disa kritere rigoroze, e ato janë: të jetë solo, në moshë 28 deri 46 vjet, të jetë nga San Francisko, kurse biletën e aeroplanit për në Tokio dhe hotelin ta paguajë vetë.

Ajo do ta paguajë vetëm darkën, e cila kushton rreth 550 dollarë për person. Deri tani janë paraqitur qindra kandidatë, mirëpo një pjesë e tyre nuk i respektojnë kriteret e Robeskit, sepse janë paraqitur edhe nga Luksemburgu dhe Tajvani.

0a

Komentet

Leave a Reply

Top