6,2 për qind është zvogëluar numri i të papunësuarve në Maqedoni

punetor.jpg

Shkup – Për 6,2 për qind është zvogëluar numri i të papunësuarve në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa për 2,1 për qind është rritur numri i të punësuarve, deklaroi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave statistikore, në tremujorin e dytë të këtij viti në Maqedoni ka pasur 957.471 popullatë aktive nga të cilët 755.073 ishin të punësuar, ndërsa 202.398 persona të papunësuar.

Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56,9, shkalla e punësimit 44,9, përderisa shkalla e papunësisë 21,1.

Komentet
Loading...
Top