Loading...

7 ekpsertë të huaj do të vlerësojnë shkaqet e vërshimeve në rajonin e Tetovës

132749881.jpg

Gjatë 12 ditëve të radhës Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim në bashkëpunim me shtatë ekspertë të huaj do të punojë për vërtetim të shkaqeve për vërshimet që goditën rajonin e Tetovës

“Përmes Mekanizmit për mbrojte civile kërkuam që të aktivizohet sistemi Kopernikus dhe fituam xhirime satelite për gjendjen konkrete në Tetovë. Do të bëhet vërtetim i mirë infrastrukturor në të gjithë hapësirën territoriale që u godit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës. Do të orvatemi që të japim udhëzime dhe rekomandime tek Qeveria dhe tek vetëqeverisja lokale se si të rregullohet ky vend që në të ardhmen mos të ketë një problem të tillë” ka kumtuar drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Shaban Saliu.

Ai ka deklaruar se të dëmtuara janë 390 shtëpi, ndërsa po hiqen 1.5 milionë kubikë dhe. Në terren janë 39 ekskavatorë, disa buldozerë dhe 40 kamionë. Sipas Saliut, për disa ditë terreni do të jetë tërësisht i rregulluar.

Komentet

Leave a Reply

Top