7 organet ”e panevojshëm” të njeriut pa të cilët mund të vazhdoni të bëni jetë normale

nruje7organs.jpg

1.Bajamet: Edhe pse funskioni kryesor i bajameve është të mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga infeksionet bakteriale, jo domosdoshmërisht keni nevojë për to. Janë të shumtë mjekët që këshillojnë heqjen e tyre, sidomos nëse vuani vazhdimisht prej infeksioneve të frymëmarrjes.

2.Shpretka: Shpretka është e vendosur në pjesën fundore të kavitetit abdominal. Ajo filtron gjakun dhe ndihmon organizmin të luftojë infeksionet, megjithatë nuk është një organ jetik për njeriun. Këshillohet ta hiqni në rast se është e dhjamosur apo vuani nga sëmundjet kronike.

3.Fshikëza e tëmthit: Fshikëza e tëmthit është një organ i vogël në formën e dardhës që shërben si rezervuar për bilen (lëngun e tëmthit) që prodhohet në mëlçi. Edhe pse luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes së ushqimit, prania e saj nuk është e domosdoshme për mirëfunksionimin e aktivitetit metabolik.

4.Stomaku: Mund t’ju duket e pazakontë, por janë të shumë njerëzit që mund të jetojnë edhe pa stomak. Nëse vuani nga kanceri i këtij të fundit jeni të detyruar ta hiqni nëpërmjet një procedure kirurgjike të quajtur gastrektomi. Pas kësaj ndërhyrjeje bëhet një lidhje e ekzofagut me zorrën e hollë. Pacientët që kanë hequr stomakun duhet të ndryshojnë zakonet e ngrënies dhe të hanë në mënyrë të moderuar.

5.Veshka: Askush nuk mund të mohojë rëndësinë jetike të veshkave. Ato janë dy organe vitale që filtrojnë gjakun dhe toksinat e tjera, prodhojnë urinën dhe ndihmojnë në shumë procese metabolike. Megjithatë ju mund të jetoni për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme edhe me një, pasi ajo arrin të përpunojë mbetjet në mënyrë efektive me vetëm një veshkë.

6.Organet riprodhuese: Heqja e testikujve apo uterusit është e domosdoshme në qoftë se jeni të prekur nga kanceri që zhvillojnë këto dy organe. Por, ndryshe nga ç’mund ta mendoni ajo nuk ndikoni në ecurinë e përgjithshme shëndetësore.

7.Apandesiti: Gabimi më i madh që bëni kur i referoheni këtij organi është piëkrisht emri apandesiti, kur në të vërtetë ky është emri i inflamacionit të një organi të quajtur në latinisht appendix vermiformis. Appendix vermiformis është një tub i ngushtë që varet në fund të zorrës së trashë, i cili ndikon në procesin e tretjes. Heqja e tij është e këshillueshme në rast inflamacioni apo infeksioni bakterial.

Komentet
Loading...
Top