Loading...

9 mijë euro për familjarët e viktimave të Llaskarcës

sa.jpg

Të lënduarit dhe familijarët e viktimave në aksidentin e 13 shkuriti në fshatin Llaskarcë duhet të sigurojnë dokumentacionin e duhur dhe të shkojnë në kompaninë e sigurisë Eurosig për të marrë dëmshpërblim. Këtë thirrje ua bëri drejtori i kompnaisë për sigurim “Eurosig”. Ai shpreh keqardhje për familijarët në aksidentin që ndodhi.

“U bëj thirrje familijarëve të sjellin dokumentacionin sa më parë. Dhe pas 3 ditëve kompania do tua paguajë. U dëshiroj shërim sa më të shpejtë familijarëve, Kadri Morinaj nga Eurosig.

Për të lënduarit do të ndahet nga 4 mijë e 500 euro ndërsa për ata të cilët kanë humbur familijarë, deri 9 mijë euro.

“Dëmshpërblimi do të jetë sipas moshave dhe sipas rasteve të personave, ashtu sikur e përcakton ligji. E ghithë pjesa e sigurimit është 675 milion euro, Kadri Morinaj nga Eurosig.

Autobusi i Kompanisë Durmo Turs ka qenë i siguruar dhe sipas ligjit, në raste aksidenti, udhëtarëve u takon dëmshpërblim.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media