Loading...

A do të ketë çmim të ri të energjisë elektrike?!

energjia-elektrike-1.jpg

Deri në fund të korrikut do të dihet nëse do të kemi çmime të reja të energjisë elektrike. Të tre kompanitë energjetike ELEM, MEPSO dhe EVN i kanë dorëzuar tek Komisioni rregullator të gjitha llogaritjet për shpenzimet e bëra. Tani pritet nga Komisioni rregullator për energjetikë që t’i shqyrtojë dhe të vendos se për sa do të ndryshojë çmimi i energjisë.

Jozyrtarisht njëra prej kompanive ka paraqitur shpenzime për 10% më tepër. Edhe pse, zipas informatave jozyrtare të portalit “Faktor”, ELEM sipas shpenzimeve të paraqitura kanë kërkuar që shërbimet e tyre të rriten për 10%. Megjithatë konfirmim të një informacioni të tillë nuk ka.

Ndryshimet e fundit të çmimit të energjisë kanë qenë në korrik të vitit të kaluar për 3.5%. Nga çmimi aktual i rrymës e cila është 5.59 denarë për një kilovat orë – 50% janë për ELEM, 44% për EVN dhe 6% për MEPSO.

Një pjesë e mediave raportojnë se Shoqata e Energjisë së Maqedonisë nuk ka koment në lidhje me vendimet e tilla./Shqipmedia

Komentet

Leave a Reply

Top