Loading...

A do t’ia dorëzojë Prishtina Shkupit Alil Demirin dhe Afrim Ismailloviqin? Ministri kosovar zihet ngushtë

afrim-alil.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa sot deklaroi se nuk ka informata se ku janë Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq të cilët nga gjykata e Maqedonisë së Veriut janë të akuzuar në rastin “Monstra”.

Mustafa pas stërvitjes së sotme trilaterale taktiko-treguese “Western Balkan’s flash”, që u mbajt në Shkup, tha se Prishtina do të bashkëpunojë me Shkupin dhe do të veprojë në pajtim me ligjet lidhur me kërkesën për ekstradimin e tyre.

“Për momentin nuk kemi informata se ku ndodhen, por në pajtim me procedurat ligjore, ne do të veprojmë dhe do të bashkëpunojmë me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Mustafa duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ka informata për Demirin dhe Ismailloviqin dhe kur ata do të ekstradohen.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, janë në mesin e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Që të dy kanë ikur në Kosovë, ndërsa autoritetet në Shkup shpallën fletë arrest ndërkombëtar për ta dhe nga Kosova kërkuan të ekstradohen në vend.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media