A e dini se Visari dhe Shpendi kanë lidhje familjare mes vete?

awDADAWda-933x445.png

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një status nostalgjik në Facebook ka shkruar për kohën kur ishin të vegjël e si bashkë me Shpend Ahmetin kalonin shumë kohë bashkë.

Ymeri, që kryetarin aktual të Prishtinës e ka tezak, thotë se përkundër lidhjes familjare, atë më shumë e konsideron shok – dhe sipas, Ymerit, Prishtinën mund ta qeverisë e ta zhvillojë vetëm tezaku e shoku i tij.

“Kur ishim të vegjël, me Shpendin, banonim në të njëjtën hyrje. Kalonim shumë kohë së bashku. Më shumë se tezak e kisha shok. Kur u rritëm vazhduam bashkë. Edhe tash më shumë se tezak e kam shok. Dhe më shumë se shok, e kam shok të idealit e angazhimit. Kështu jemi rritur. Në Prishtinë. Bashkë me Prishtinën e cila po rritet”, shkruan Ymeri, duke shtuar se Prishtina “vetëm me Shpendin mund të rritet mbarë e mirë. Vetëm Shpendi mundet”, ka shkruar Ymeri.

Komentet
Top