Loading...

A mund të sulmohen SHBA-të nga Koreja e Veriut?

images1.jpg

Koreja e Veriut mund të ketë nën zotërim më tepër se 20 raketa bërthamore, të cilat mund t’i dyfishojë gjatë vitit të ardhshëm. Kështu mendojnë ekspertët bërthamorë në Kinë, sipas raportimeve në gazetën “Wall Street”.

Ndërkaq, vlerësimet e mëparshme nga SHBA kishin dhënë një shifër prej 10 deri në 16 raketash. Në prill, admirali amerikan, William Gortney, tha se ushtria amerikane beson se Pyongyang mund të lançojnë një ICBM me raketa bërthamore në Bregun Perëndimor të SHBA-ve, transmeton Shekulli.

Në fillim të këtij viti, Instituti SHBA-Kore, në Universitetin “Xhon Hopkins” prezantoi tre skenare të zgjerimit të këtyre rezervave, duke arritur në 20, 50 ose 100, në pesë vitet e ardhshme.
Sistemi aktual i Koresë së Veriut përmban 1000 raketa balistike dhe një numër bombarduesish të lehtë, të cilët mund të arrijnë me lehtësi objektivat në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Sipas raportimeve, fqinjët e Koresë së Veriut, po përballen me kërcënime të mëdha nga arsenali luftarak i Koresë, ndërsa aftësia e Pyongyang-ut për të nisur sulme ndaj SHBA-ve mbetet në pikëpyetje.
Megjithatë, raporti shkruan se, që të përbëjë një kërcënim real për SHBA-të, Korea e Veriut do të kishte nevojë për teknologji të huaja.

Që prej vitit 2006, Koreja e Veriut ka kryer tre teste nukleare. Vendi ka treguar se mund të kryejë më tepër, në përgjigje të rezolutës së Kombeve të Bashkuara për shkeljen e të drejtave njerëzore në këtë vend.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media