A pagoi Erdogan para për deportimin e gylenistëve?

er-1-800x450.jpg

Kapja dhe deportimi i 6 gylenistëve që ndodhi të enjten e kaluar e kapi në flagrancë Presidentin Hashim Thaçi, i cili këtë operacion e kreu me mentorët e tij në Ankara. Erdogan duke komentuar deportimin e gylenistëve nga Kosova ka thënë se kleriku Fetullah Gylen do të të dërgohet në Turqi sikur gylenistët nga Kosova.

Një operacion të ngjashëm me këtë në Kosovë, Erdogan kishte provuar ta bënin në Amerikë duke ua ofruar 15 milionë dollarë zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, por plani kishte dështuar.

E pyetja që shtrohet tash është, a e pagoi Thacin dhe AKI’në Erdogan për arrestimin e gylenistëve në Kosovë?

Mundësinë që Erdogan të ketë paguar për kapjen dhe deportimin e 6 gylenistëve në Kosovë e ka lënë të hapur edhe analisti Naim Rashiti në një postim para disa ditësh. Ai kishte thënë se dikush është korruptuar në këtë histori me turqët.

“Do te dihet shpejt e lehte se çka ka ndodh me rastin e kidnapimit te 6 turqve…..Pervec qe eshte nje skandal i madh ku nje numer exponentesh jane perfshire dhe jane korruptuar per te ndihmuar kete aksion, shteti e rendoi fort agjenden e liberalizimit te vizave…

Vendet e BE-se dhe parlamenti evropian do te kete se shpejti ca mesazhe per ne…”, kishte shkruar të premten Rashiti.

Kapja e gylenistëve duke mos kursyer shuma të majme të parave nuk është diçka e huaj për regjimin e Erdogan.

Muaj më parë, diplomatët e dirigjuar nga Erdogan kishin provuar të kapnin kokën e gylenistëve, vetë Fetullah Gulenin, i cili ndodhet në SHBA në shtetin e Pensilavanias ku ka kërkuar azil për shkak të përndjekjes nga Erdogan.

Në nëntor të vitit të kaluar, mediat perëndimore kishin njoftuar se njerëzit e Erdogan kishin provuar nëpërjet kontakteve në Shtëpinë e Bardhë më saktësisht nga ndihmësi kryesor i Presidentit Trump, Michael Flynn ta kapte Gylenin për ta sjellë në Turqi. Për këtë, Flynn’it i ishin ofruar hic më pak se 15 milionë dollarë. Ishte bërë e ditur se Flynn bashkë me djalin e tij komplotin e kishte diskutuar me përfaqësuesit turq në SHBA.

Ky plan fillimisht ishte publikuar nga ish-drejtori i CIA’s James Ëoolsey në mars të vitit 2017. Për përfshirjen e diplomatëve në operacione të tilla kanë tërehqur vërejtjen edhe gazetarët e përndjekur nga regjimi i Erdoganit me seli në Stokholm. Ata kanë bërë me dije se në operacionin në Kosovë ishte e involvuar edhe Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë Kivilcim Kilic pasi 6 gylenistët fillimisht ishin dërguar në këtë ambasadë me duar të lidhura, ku edhe ishin fotografuar.

Ministria e Jashtme e Turqisë dje ka reaguar ndaj këtyre raportimeve duke i quajtur të pabaza dhe duke kërkuar nga autoritetet e Kosovës që ta mbrojnë ambasadën turke në përputhje me normat ndërkombëtare.

Rasti i dëbimit të gylenistëve ka shkaktuar një tërmet në raporte ndërmjet dy vendeve. Presidenti Erdogan kishte sulmuar ashpër Ramush Haradinajn duke qortuar që ka guxuar të dalë kundër Turqisë.

Haradinaj, ndërkaq, ende nuk është përgjigjur. Shefi i qeverisë ka kërkuar rapore të hollësishme për skandalin e deportimit të turqve të cilat do duhej të jepnin detaje rreth përfshirjes së akterëve në këtë aferë turpëruese për Kosovën.

Erdogan ka zbuluar përfshrijen e Thacit në këtë operacion duke e falënderuar gjatë një tubimi me qytetarë turq. Mbetet të shihet nëse e gjitha kjo ndihmë e Thacit është bërë mbi baza të lojalitetit ndaj shefit të shteti turk apo nga ndonjë ofertë të majme që Presidenti i Kosovës nuk ka mundur ta refuzojë.

Komentet
Loading...
Top