A po shpartallohet Real Madridi? (Foto)

foto3.jpg

Kjo verë mund të jetë verë “tërmeti” për Real Madridin. Të dielën flitet se Carlo Ancelotti do të shpallë ndarjen me Real Madridin. Pas tij “bomba” mund të jetë me largimin e Cristiano Ronaldos.
Superylli portugez ka kërkuar takim me Florentino Perez ku pritet ti shpallë planin për largimin nga Reali. Cristiano është i pakënaqur me situatën që po kalon Reali, mungesën e trofeve, blerjet e skuadrës, planin për largimin e Ancelottit dhe nisjen e një projekti të ri me një trajner tjetër.
Ronaldo mendon se i ka kontribuar mjaft Realit dhe se tani është koha për një aventurë të re. Kalimi te PSG është më i mundshmi në merkato, por që nuk përjashtohet edhe rikthimi te Manchester United.
Me largimin e Ronaldos, Reali do të vendoste mbajtjen e Gareth Bale. Nga skuadra pritet të largohet edhe kapiteni Iker Casillas.

CFfAv-lUMAA5UhH

Komentet

Leave a Reply

Top