Loading...

A po vazhdon gjakmarrja mes familjes Bojku dhe Istrefi në Strugë, tash hakmeren Bojkët vrasin një në Zvicër!?

bojku.jpg

Mediat maqedonase sot shkruajne se ne Zvicer eshte vrare personi qe likiudoi Dilaver Bojkun.

Në Rüti ZH, një person i panjohur ka qëlluar me disa të shtëna në një lokal. Me këtë rast, një person ka humbur jetën.

Mëngjesin e së martës, në Rüti ZH janë dëgjuar të shtëna! Pak para 02:00, Policia Knatonale e Cyrihut ka marr informatë se një person kishte pësuar plagë vdekjeprurëse, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Sipas hetimeve fillestare, një autor i panjohur ka qëlluar me disa të shtëna në restorantin Bären.

Pronari, një shtetas 51-vjeçar nga Maqedonia, ka pësuar plagë të rënda të cilave nuk ka mundur tu mbijetojë. Personat e tjerë, të cilët gjatë kohës së krimit kanë qenë në lokal, kanë kaluar pa ndonjë lëndim.

Vrasja dyshohet të jetë qërim hesapesh midis klaneve mafioze. Një mik i të vrarit I. I. (51) është i sigurt se ai ishte viktimë e klaneve mafioze nga Maqedonia.

Zënka e tyre tashmë kishte qenë e njohur në qytetin e Strugës në Maqedoni. Dhe deri më tani ka pasur më tepër viktima: Kështu pra, dihet se biri atëherë 23-vjeçar i I. I. ishte vrarë në Maqedoni tre vite më parë. Atëbotë, djali tjetër i tij ishte plagosur rëndë dhe që atëherë ka mbetur invalid.

Klanit të I.S. gjithashtu i mvishet një vrasje, nga e cila jetën e humbi shefi i mafias D.B. (58) i cili kërkohej për trafikim me qenie njerëzore. Ai u qëllua në kokë shtatorin e kaluar, në restorantin e tij në Strugë.

Vrasësit e tij u arratisën. Mediat maqedonase raportuan që njëri nga sulmuesit mund të jetë arratisur në Bazel. Me arritjen në Zvicër, megjithatë, humbi çdo gjurmë.

Sulmuesi i panjohur deri më tani është na arrati, ndërsa kërkimi i tij nuk ka pasur sukses. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media