Loading...

A u duhet dhënë e drejta e vdekjes atyre që janë mërzitur me jetën?

Simon-Kelner.jpg

Nga Simon Kelner, The Independent

Gill Pharaoh ishte 25 vjeçe kur dëgjoi grupin The Who të këndonte vargun “Shpresoj të vdes para se të plakem”. Pesëdhjetë vjet më parë, ata flisnin për gjeneratën e saj, dhe ndërsa Peter Townshend, i cili shkroi ato fjalë, është ende i fortë në moshën 70 vjeçare, zonja Pharaoh e ka kthyer retorikën e tij në realitet. Ajo e shprehu në mënyrë disi më prozaike, duke thënë se ajo pëlqen që më mirë të vdesë sesa të bëhet “një plakë që çapitet në rrugë duke shtyrë karrocën e dorës [bëhet fjalë për një karrocë specifike që e përdorin pleqtë në Angli për të bërë pazar]”, por ndjesia ishte e njëjtë, dhe kur kjo zonjë 75 vjeçare relativisht e shëndetshme përfytyroi veten më pak të fuqishme në të ardhmen, u regjistrua në një klinikë zvicerane për t’i dhënë fundjetës.

Zonja Pharaoh kishte qenë infermiere gjithë jetën e saj, me shumicën e jetës të kaluar në kujdes ndaj pleqve, kështu që është e sigurt të thuash që ajo e kishte idenë kur fliste për shkatërrimin prej plakjes. “Gjithmonë kam menduar se ideja e një kufiri jete për shumë njerëz është rreth 70 vjeç,” shkroi ajo në një blog, i cili shpjegonte pse kërkonte t’i jepte fund jetës, dhe që ishte shkruar dy muaj para vdekjes së saj më 21 korrik. Në moshën 70 vjeçare ndodhi që shëndeti i saj filloi të binte, por në moshën 75 ajo nuk kishte probleme shëndetësore për mjekim, dhe këmbëngulte që nuk kishte depresion. “Ditë për ditë po gëzoj jetën time,” shkroi ajo në blog. Atëherë çfarë e nxiti atë që t’i jepte fundnjë jete të kënaqshme me sa dukej – ajo kishte një partner 25 vjeç dhe jetonin në një periferi të rehatshme në Londër – dhe relativisht të përmbushur?

“Mendoj se jeta është plotësuar dhe jam gati të vdes,” shkroi ajo. Toni i shkrimit të saj është i matur dhe pa emocione, dhe asnjëherë nuk shprehu pikëllim ose zemëratë. Ajo thjesht artikuloi dëshpërimin e qetë, rrënqethës, që ne të gjithë mund ta ndjejmë kur mendojmë plakjen. Ankesat e saj kishin të bënin me acarimin që lodhej të gatuante, nuk ishte në gjendje të vraponte për autobusin ose të mbante çantat e ngarkuara pas pazarit, dhe për faktin që nuk mbante mend titujt e librave që kishte lexuar. Këto, siç thotë ajo, ishte acarime të papërfillshme, dhe shumica, në mos të gjitha, i përjetonin dhe njerëz shumë të rinj se 75. Përshtypja që jepte ishte se ajo ishte një grua e ngopur me jetën. Më kujtohet nëna ime; plakë, e brishtë dhe në dhimbje, që më thoshte, me topitjen e saj karakteristike: “Ah, sikur të zgjohesha e vdekur.” Dhe më shkoi mendja te Cilla e gjorë, e cila, sipas një shoqeje të saj të fëmijërisë, nuk e kishte marrë më veten emocionalisht pas vdekjes së burrit të saj Bobby-t më 1999.

“Ajo donte të vdiste,” tha ajo.

Kjo është, sigurisht, hamendje, por Gill Pharaoh fliste për shumë njerëz kur thoshte: “Nuk mendoj se pleqëria është argëtim.” Por çfarë të bëjmë? A mundemi, si shoqëri, të lejojmë t’u jepet ndihmë të vdesin ata që thjesht janë velur nga jeta? Partneri i zonjës Pharaoh, John Southall, mbrojti vendimin e saj, duke thënë se të vendosësh kur do të vdesësh është e drejtë themelore e njeriut. Dhe kur bie fjala për të sëmurët me diagnoza të pashërueshme, argumenti nuk merr përgjigje. Megjithatë, kjo çështje është më shqetësuese, dhe më bën të vras mendjen nëse kjo e drejtë duhet të respektohet apo jo.

Komentet

Leave a Reply

Top