Abdylmenaf Bexheti është rektori i ri i UEJL-së

0-4.jpg

Profesori i ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti është rektor i ri i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

Bordi i UEJL-së me nëntë anëtarë, ka vendosur sot që Bexheti të udhëheq me UEJL-në në tri vitet e ardhshme, ndërsa ka marrë shumicën e votave nga nëntë anëtarët e Bordit.

Ndryshe, kandidat për të parin e UEJL-së kanë qenë dr.Abdylmenaf Bexheti, dr.Veton Latifi dhe dr.Blerim Reka.

Bordi i UEJL-së ka nëntë anëtarë: tre janë ndërkombëtarë, tre të brendshëm të UEJl-së dhe tre nga komuniteti.

Komentet
Loading...
Top