Loading...

Absurdi: Bota moralisht po i përkrah shqiptarët ndërsa finaciarisht po i forcon serbët.

ejup-berisha.jpg

Ejup Berisha

Erdogani i vendos ultimatum Serbisë për Kosovën por në Serbi shteti të cilin e udhëheq ky i pari Turqia ka investuar miliarda euro.Dhe kjo nuk përfundon me kaq ka paralajmërime se turqit do të vazhdojnë që të investojnë akoma atje në resurset dhe kapacitetet ekonomike dhe finaciare në Serbi. Kamcelarja e Gjermanisë Angela Merkel së fundmi i ka dhënë ultimatum Presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic gjithashtu për Kosovën por Kompania e njohur e automobilave gjerman më fitimprurësja jo vetëm në tregun vendor e rajonal por edhe botëror Wollksvagen ka paralajmëruar se në Serbi do të investoj 1.4 miliard euro. Arabia Saudite aleate e SHBA-ve nuk i ka dhënë asnjë ultimatum deri më sot Serbisë për Kosovën dhe në Serbi ka investuar rreth tre miliard dollarë para dy tre vitesh e në Kosovë dhe në Shqipëri befasisht nuk ka investuar kac shumë sa në Serbi. Cfar dua të themë me këto të dhëna me to dua të themë se shqiptarët në Ballkan lozin, qeshen, argëtohen dhe u bëhet qejfi që dikush i jep ultimatum Serbisë për ta njohur Kosovën por Serbia është bërë si makinë gjigante thithëse për para të majme që po i jepen nga ata që po e cortojnë për Kosovën duke kontribuar me këtë për zhvillimin e ekonomisë serbe. Shqiptarët nga ana tjetër duke bërë cmenduri politike nuk po bëjnë politikë e as diplomaci të mencur dhe largpamëse sepse nën 1.Nuk dinë të bëjnë as politikë e 2. as diplomaci por tërë kohës dinë të bëjnë veprime të ulëta dhe të pamatura në politikë veprime këto që i shfrytëzojnë jo për të vendosur rend dhe rregull por për të vjedhur dhe për të krijuar kaos në trojet shqiptare. Mendoj se në vend të fërkimeve dhe konfrontimeve të fundit politike pozitë-opozitë në skenën politike shqiptare e tërë energjia në Shqipëri është dashur të përqëndrohej në rritjen e rrjeteve infrastrukturire dhe resurseve diplomatike që do të angazhoheshin për sigurimin e investimeve të jashtme në Shqipëri dhe Kosovë me qëllim që miliarda dollarë apo euro përveqse në Serbi më shumë të investoheshim në Shqipëri dhe Kosovë. Por jo në Shqipëri dhe në Kosovë më interesante dhe më primare janë protestat dhe fyerjet dhe sharjet e politikanëve mes vete sesa të mobilizohen njerëz dhe resurse të tjera shtetërore dhe kombëtare që investitorëve të jashtëm tu thuhet Urdhëroni e investoni në vendet tona sepse ju garantojmë biznes të sigurtë me mundësi përfitimesh të mëdha e të majme.Por fatkeqsisht në vend të kësaj shqiptarët e parapëlqejnë kaosin e ky i fundit nuk garanton zhvillim e përparim por stagnim, anashkalim dhe izolim të trojeve shqiptare nga investuesit e jashtëm. Këtë gjendje konfrontimi dhe izolimi po din ta shfrytëzoj shumë mirë Serbia duke arkëtuar miliarda të freskëta në arkat e saj shtetërore. Dhe logjikisht parashtrohet pyetja athua vallë elitat politike të llastuara dhe të dalura nga kontrolli në Shqipëri dhe në Kosovë me sjelljet e tyre të papërgjegjshme qëllimisht janë duke u dërguar ujë mullinjve ekonomik dhe financiar të Serbisë. Dhe për fund sa të cuditshëm që jemi ne si komb si shqiptar e kamë fjalën kënaqemi me të rrahur pëllëmbësh pas shpinde për një përkrahje morale ndërsa Serbia nuk ndalet dhe punon pandërpre për interesat e saja shtetërore dhe kombëtare dhe përfiton shumë më shumë se ne në të gjitha sferat. Dhe për fund politikanët shqiptar dua ti pyes se kur do të ndalen që ti krijojnë favore Serbisë dhe se a do të fillojnë një orë e sa më parë të punojnë për interesat shqiptare dhe ti bëjnë konkurencë Serbisë në qështjen e thithjes së miliardave të parave me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të ekonomive shqiptare. Sepse këta i përkujtoj se kështu nuk forcohen e as nuk konsolidohen trojet dhe kombi shqiptar por dobësohemi dhe corientohemi si shtetet dhe si komb shqiptar

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media