Loading...

Ademi dhe Arifi përuruan sallën sportive në Tetovë – VIDEO

12803145_1185611501479734_202431512262207465_n.jpg

Në të gjitha shkollat në mësim në gjuhën shqipe sot është shënuar 7 Marsi, dita e mësuesit dhe e shkollës së parë shqipe të hapur para 129 vjetësh. Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi ka përuruar në Tetovë sallën sportive pranë shkollës së mesme Ekonomike. Me këtë rast ai ka konfirmuar vendosmërinë e ministrisë për të çuar përpara arsimin shqip në vend. Aktualisht në shkollat fillore dhe ato të mesme me mësim në gjuhën shqipe janë të angazhuar rreth 7500 mësues e profesorë.

Me aktivitete të shumta si në shkollën fillore ‘Përparimi’ të Tetovës është shënuar sot 7 Marsi dita e mësuesit dhe shkollës shqipe. Në Gradec të Gostivarit, ndërkaq festa ka qenë edhe dita e shkollës fillore që mbanë emrin e figurës së shquar kombëtare Mehmed Derralla.

I pranishëm në Gradec, ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi konfirmoi vendosmërinë e dikasterit që ai drejtonë për thellimin e reformave në të gjitha nivelet e shkollimit:

Festës së sotme mbase i janë gëzuar më së shumti nxënësit e shkollës së mesme Ekonomike të Tetovës të cilët aktivitetet sportive tash e tutje do t’i zhvillojnë në këtë sallë të re e cila ka kushtuar rreth 40 milionë denarë, mjete këto të siguruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Rrjedhimisht gjatë dy viteve të fundit në Tetovë e rrethinë në 11 projekte shkollash fillore e të mesme si dhe salla sportive janë investuar mbi 2 milionë e 300 mijë euro.

Komentet

Leave a Reply

Top