Ademi në Slloveni nënshkruajti protokol bashkëpunimi – VIDEO

23-02-2016-Mm.jpg

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, realizoi vizitë pune në Republikën e Sllovenisë, në kuadër të së cilës së bashku me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Republikës së Sllovenisë, Maja Makovec Brençiq nënshkruan Protokoll për bashkëpunim në lëmin e arsimit.

Me nënshkrimin e Protokollit do të mundësohet zhvillimi dhe thellimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ekzistues bilateral ndërmjet dy vendeve përmes bashkëpunimit dhe kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet institucioneve arsimore në të gjitha fushat e arsimit, theksoi ministri Ademi gjatë nënshkrimit të protokollit.

„ Prandaj, në kuadër të këtij Protokolli, studentëve, shtetas të Republikës së Maqedonisë, në lidhje me pagesën e shkollimit për studime deridiplomike ju mundësohet studime në kushte dhe kritere të njëjta të cilat do të vlejnë për studentët slloven, dhe në pajtim me kushtet dhe kriteret e autonomisë universitare të universiteteve sllovene. Gjithashtu, me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë është edhe përkrahja e dakorduar për inkorporimin e studimeve të përbashkëta pasdiplomike, ndërmjet institucioneve të larta arsimore të dy vendeve në lëmin e interesit të përbashkët, me qëllim të përmirësimit të kualitetit në arsim edhe në këtë segment. Me dispozitat e Protokollit, janë paraparë bursa për përsosje studimore në institucionet e larta arsimore në të dy vendet për hulumtuesit e rinj deri në moshën 26 vjeçare, si dhe bursa për studentët të cilët studiojnë gjuhën maqedonase, përkatësisht gjuhën sllovene në institucionet e larta arsimore në të dy vendet “ theksoi Ademi.

Të dy ministrat në këtë takim gjithashtu diskutuan edhe për politikat në lëmin e arsimit dhe shkencës të dy vendeve, me theks të veçantë për përvojat pozitive të cilat disponon Republika e Sllovenisë, si anëtare e Bashkimit Evropian.

„ Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë, ekskluzivisht vlerëson përkrahjen nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Republikës së Sllovenisë, në raport në bashkëpunimin projektues në korniza ndërkombëtare dhe rajonale, veçanërisht në kuadër të programeve evropiane, që kontribuon në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të larta arsimore shkencore, për integrim të suksesshëm në rrjetin shkencor evropian “ tha Ademi.
Ademi gjithashtu njoftoi edhe për fillimet e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë.

Aktivitetet në plan bilateral me Republikën e Sllovenisë në lëmin e shkencës zhvillohen në bazë të Marrëveshjes për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë të nënshkruar me 24 dhjetor në vitin 1993 në Shkup.

„ Në kuadër të kësaj Marrëveshje, u nënshkrua Protokoll për bashkëpunim, në bazë të së cilës janë realizuar projekte të përbashkëta shkencore – hulumtuese nga të gjitha lëmit shkencore, me të cilat arrihet zhvillim në arritjet shkencore, analizat komparative në arritjet e të dy vendeve “ u shpreh ministri Ademi .
Ministri Ademi shtoi se me 15 shkurt të vitit 2011 në Lubljanë u nënshkrua Protokoll në kuadër të së cilës shtetasve të Maqedonisë u mundësohej studime në universitetet sllovene, në kushte të barabarta si edhe për shtetasit sllovenë. Gjithashtu në kuadër të Protokollit Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me CMEPIUS- Qendra për Mobilitet dhe programet evropiane për arsim dhe trajnim në Republikën e Sllovenisë publikon Konkurs për ndarjen e bursave për studimin e gjuhës sllovene dhe gjuhës maqedonase si dhe bursa për përsosje studimore të hulumtuesve të rinj deri në moshën 30 vjeçare në institucionet e larta arsimore, shkencore sllovene përkatësisht maqedonase.

Komentet

Leave a Reply

Top