Ahmeti kërkon inkuadrimin e ndërkombëtarëve për zhvillimet e fundit

photo.jpg

Kryetari i BDIsë, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, z. Ernst Reichel, i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, dhe Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Zonjën Christine Althauser.

Kryetari Ahmeti dhe z. Reichel zhvilluan një bisedë shumë të hapur dhe konstruktive mbi të gjitha ceshtjët e hapura në vend dhe rajon, me theks të vecantë mbi aktualitetet politike në Maqedoni si dhe procesin integrues EuroAtlantik.

Z. Ahmeti theksoi që roli i Berlinit zyrtar, në bashkëpunim të përafërt dhe intenziv me Uashingtonin, është vendimtar në lehtësimin e arritjes së zgjidhjes midis Shkupit dhe Athinës. Në këtë proces duhet të kycen edhe kryeqytetet e vendeve tjera Evropiane që janë të përkushtuara për paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri në Maqedoni dhe rajon.

Ky angazhim është i domosdoshëm dhe urgjent andaj dhe nuk duhet të vonoj.

Për ta vijuar me sukses këtë proces, nevojitet stabilitet politik në vend si dhe guxim dhe qasje konstruktive nga të gjitha palët.

Përkushtimi prioritar i BDIsë në këtë rrugëtim mbetet i pandryshuar dhe i palëkundur.

Në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, Kryetari Ahmeti theksoi që kapaciteti demokratik dhe institucionet e vendit janë vënë edhe një herë para një sprove shumë sfiduese dhe vendimtare.

Zbatimi i kushtetutës, sundimi i paanshëm dhe transparent i ligjit bashkë me përgjegjësinë politike janë elemente të patjetërsueshme të zgjidhjes së këtij procesi që kërkon integritet profesional nga institucionet gjyqësore dhe mediat.

Kryetari Ahmeti theksoi që BDI nuk ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për çështje kaq të ndjeshme që mund ta destabilizojnë situatën politike, andaj edhe kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të inkuadrohet drejtpërdrejt në menaxhimin e kësaj çështjeje në mënyrë që të garantohet integriteti i procesit dhe të përfitohet besueshmëria nga të gjitha palët e involvuara./Shqipmedia

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top