Loading...

Ahmeti ngushëllon familjen Misimi‏

Aktuale-hajrie_795400703.jpg

E nderuara familje Misimi,

Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të kolegës sonë të nderuar, zonjës Hajrie Misimi, dhe ju lutëm më lejoni që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Zonja Hajrie Misimi dha kontributit të çmuar në avancimin e rolit të gruas shqiptare jo vetëm në komunën e Tearcës, por përkushtimin e saj e dëshmoi edhe gjatë angazhimit shembullor si pjesë e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim në mandatin e kaluar.

Jemi pranë jush në këto momente pikëllimi dhe bashkëndjejmë me dhimbjen e familjarëve dhe dashamirëve duke gjetur ngushëllim në kujtimet për veprën dhe dashamirësinë e saj.

Ndërron jetë ish deputetja e BDI-së Hajrie Misimi

Ka ndërruar jetë sot në Klinikat e Shkupit ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim në mandatin 2011 -2014.Ajo një kohë të gjatë është kuruar nga kanceri në fyt në klinikat e Shkupit ndërsa sot ka ndërruar jetë. Ajo lindi më 11 janar të vitit 1965 në Prishtinë.Ka jetuar në fshatin Sllatinë të Tetovës, ndërsa kishte të kryer fakultetin e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Varrimi do të bëhet nesër (e enjte) në varrezat e fshatit Sllatinë.

Komentet

Leave a Reply

Top