Loading...

Ahmeti takohet me ambasadorin malazez, Mitroviç

1454600401-IMG_9670.jpg
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin e Malit të Zi në Maqedoni z. Predrag Mitroviç dhe bashkëpunëtorët e tij.
Z. Ahmeti dhe Ambasadori Malazez diskutuan rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona.
Z. Ahmeti foli rreth zbatimit të marrëveshjes së Shkupit dhe mirëpriti miratimin e metodologjisë për pastrimin e listës zgjedhore me ç’rast i ipet mundësia e plotë Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të realizojë zgjedhje plotësisht të besueshme, fer dhe demokratike.
Institucionet e vendit duhet që të ndërmarrin përgjegjësi dhe të zbatojnë obligimet e tyre ligjore për të mundësuar fushatë dhe zgjedhje të besueshme, ndërsa partitë politike dhe mediat duhet që të shmangin gjuhën e urrjejtes dhe shpifjeve për të kontriibuar për një atmosferë korekte zgjedhore.
Në lidhje me diskutimet mbi mediat, Kryetari Ahmeti njohtoi mysafirin mbi qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim vis-à-vis propozimit të ndërmjetësit si dhe amandamentet që ka parashtruar BDI në grupet e punës.
Në grupet e punës, BDI ka përfaqësuar qëndrimet e mediave në gjuhën shqipe pas vendosjes së dialogut të mirëfilltë me përfaqësuesit e tyre dhe pranimit të kërkesave të tyre.
Në lidhje me punën e prokurores special, z. Ahmeti shprehu mbështetje për punën transparente dhe të paanshme të këtij institucioni, por njëkohësisht shprehu shqetësimin për rrjedhjen e qëllimshme të materialeve në duar të grupeve të krimineleve dhe falsifikatorëve dhe ky rast duhet që të zbulohet tërësisht dhe të mbartet përgjegjësi e plotë.
Komentet

Leave a Reply

Top