Aida Shtino humb gjyqin me TV Klan

1424111287aida_shtino.jpgfaqe.jpg

Prezantuesja dhe gazetarja Aida Shtino, pas disa seancave gjyqësore me TV Klan, ka humbur gjyqin. Shtino ishte paditur nga ky televizion, sepse kishte përdorur për 14 muaj me radhë një numër telefoni në emër të shoqërisë TV Klan. Pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës, Shtino jo vetëm nuk e ka dorëzuar numrin, por ka vijuar të flasë me atë numër telefoni. Sipas procesverbaleve të Gjykatës, numri i celularit iu dha moderatores më 4 korrik 2009, si pjesë e stafit të shoqërisë TV Klan sh.a, dhe të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga kjo kompani deri më datë 30 korrik 2011, kur dy palët ndërprenë marrëdhënien e punës mes tyre. Sipas paditësit, Aida Shtinos, që prej atij momenti i është kërkuar dorëzimi i numrit SIM, të cilën moderatorja ka refuzuar ta bëjë. Nga gushti 2011 dhe deri në muajin tetor 2012, drejtuesja e emisionit “Njerëz të humbur” përdorte kartën SIM të televizionit Klan dhe nuk paguante asnjë detyrim financiar. Sipas gjykatës së Tiranës, të gjitha detyrimet janë paguar nga shoqëria TV Klan, kur në fakt duhej të paguheshin nga Shtino. Si rezultat i thirrjeve telefonike të bëra nga moderatorja Shtino gjatë këtij harku kohor, rezulton se fatura do është 841 869.53 lekë. Në bazë të analizës së fakteve, Gjykata vendosi detyrimin që Aida Shtino t’i paguajë shoqërisë TV Klan sh.a këtë shumë.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top