Loading...

Ajeti ia siguron fitoren Baselit – VIDEO

albian-ajeti-basel-322554206-587x392-1.jpg

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti ia ka siguruar fitoren Baselit në ndeshjen ndaj Sionit, shkruan albinfo.ch.

Ajeti ka shënuar në minutën e 69-të të ndeshjes, që ishte goli i vetëm në këtë përballje. Ky ishte goli i nëntë për sulmuesin shqiptar në këtë sezon në Superligën e Zvicrës.

Për Baselin nga minuta e parë është paraqitur edhe Taulant Xhaka, i cili u ndëshkua me karton të verdhë, kurse për Sionin u paraqitën Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami. Baseli është në vend të dytë me 45 pikë, kurse Sioni i fundit me 24 sosh.

Ndërkohë, Benjamin Kololli ka humbur një penallti për Lausannen në takimin ndaj Thunit që përfundoi pa gola. Nga minuta e 70-të, në lojë hyri edhe Andi Zeqiri.

Lugano është mundur nga Luzerni me rezultat 2:1, ku për vendësit nga minuta e parë është paraqitur Jetmir Krasniqi, i cili u ndëshkua me të kuq, kurse për mysafirët Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca ishin titullar, kurse Shkëlqim Demhasaj hyri nga minuta e 70-të.

Komentet
Top